E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Pegasus/ Si përgjohemi nga Softueri i grupimit NSO

Është një rast spiunazhi dixhital. Kërkuesit në fushën e sigurisë gjetën prova të tentativës për instalim ose instalimit me sukses të Pegasus, një softuer i bërë nga një kompani izraelite e sigurisë kibernetike, në 37 telefona aktivistësh, gazetarësh dhe biznesmenësh. Ato duket se kanë qenë shënjestra të mbikëqyrjes së fshehtë, potencialisht intensive nga softueri që synon ndjekjen penale të kriminelëve dhe terroristëve.

Telefonat ishin në listën e një organizate aktiviste me më shumë se 50,000 numra telefoni për politikanë, gjyqtarë, avokatë, mësues dhe të tjerë. Gjithashtu në atë listë janë 10 kryeministra, tre presidentë dhe një mbret, njoftoi Uashington Post, megjithëse nuk ka prova që vetëm fakti i të qenit në listë përkthehet në sulm të kryer apo të mbetur në tentativë .

Çfarë është grupi NSO?

Është një kompani me bazë në Izrael që licencon softuerë mbikëqyrjeje për agjencitë qeveritare. Kompania thotë se softueri i saj Pegasus ofron një shërbim të vlefshëm sepse teknologjia e kriptimit do të thotë se kriminelët dhe terroristët janë “nxirë” që do të thotë se u është ndërprerë çdo lloj komunikimi, pra i kanë “fikur automatin”. Softueri funksionon fshehurazi në smartphonee, duke hedhur dritë mbi atë që përdoruesi i telefonit thotë apo bën. Edhe kompani të tjera ofrojnë softuerë të ngjashëm.

Çfarë është Pegasus?

Pegasus është produkti më i njohur i NSO-së. Mund të instalohet në distancë, sipas Uashington Post Pegasus u zbulon gjithçka klientëve të NSO: mesazhe me tekst, foto, email, video, lista të kontakteve dhe mund të regjistrojë thirrjet telefonike. Ai gjithashtu mund të aktivizojë fshehurazi mikrofonin dhe kamerat e një telefoni për të krijuar regjistrime të reja, tha Uashington Post.

Praktikat e përgjithshme të sigurisë si azhurnimi i softuerit dhe përdorimi i vërtetimit me dy faktorë mund të ndihmojë largimin e hakerave tradicionalë, por mbrojtja është me të vërtetë e vështirë kur sulmuesit me përvojë dhe të financuar mirë i përqendrojnë burimet e tyre te një individ.

Pegasus normalisht nuk supozohet të përdoret për të përndjekur aktivistë, gazetarë dhe politikanë. “NSO Group licencon produktet e saj vetëm për inteligjencën qeveritare dhe zbatimin e ligjit për qëllimin e vetëm të parandalimit dhe hetimit të terrorizmit dhe krimit të rëndë”, thotë kompania në faqen e saj të internetit. “Procesi ynë i verifikimit tejkalon kërkesat ligjore dhe rregullatore për të siguruar përdorimin ligjor të teknologjisë sonë siç është menduar.”

Pse Pegasus është në vëmendjen e të gjithë botës?

Forbiden Stories, një organizatë jo-fitimprurëse e gazetarisë në Paris dhe Amnesty International, një grup i të drejtave të njeriut, ndanë një listë me më shumë se 50,000 numra telefoni të njerëzve që konsiderohen me interes për klientët e NSO-së.

Faqet e lajmeve kanë konfirmuar identitetin e shumë prej individëve në listë dhe viruset në telefonët e tyre. Nga të dhënat nga 67 telefona në listë, 37 treguan shenja të instalimit të Pegasusit ose tentativës për instalim, sipas Uashington Post. Nga ato 37 telefona, 34 ishin iPhone Apple.

Lista me 50,000 numra telefoni përfshin Presidentin francez Emmanuel Macron, Presidentin iraken Barham Salih dhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa. Ekzistojnë gjithashtu shtatë ish-kryeministra dhe tre ata aktualë, pakistanezi Imran Khan, egjiptiani Mostafa Madbouly dhe marokeni Saad-Eddine El Othmani. Gjithashtu në listë është mbreti Mohammed VI i Marokut.

Çfarë thotë NSO në lidhje me këtë?

Sidoqoftë, NSO-ja kundërshton me forcë çdo lidhje me listën e numrave të telefonit. “Nuk ka asnjë lidhje mes 50,000 numrave dhe NSO Group ose Pegasus,” tha kompania në një deklaratë.

Si mund të zbuloj nëse telefoni im është i hakuar?

Amnesty International ka lëshuar një postim me burim të hapur të quajtur MVT (Mobile Verification Toolkit) e krijuar për të zbuluar gjurmët e Pegasus. Softueri aksesohet në një kompjuter personal dhe analizon të dhënat, duke përfshirë skedarët rezervë të eksportuar nga një telefon iPhone ose Android.

Cili ishte reagimi ndaj lajmit rreth Pegasus?

Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se nëse pretendimet verifikohen, përdorimi i Pegasus është “plotësisht i papranueshëm”. Ajo shtoi: “Liria e medias, liria e shtypit është një nga vlerat themelore të BE-së”. Ndërsa Partia e Kongresit Nacionalist në Indi ka bërë thirrje për një hetim mbi përdorimin e Pegasusit.

/Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...