Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda dha për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Sipas tij, pedagogu që nuk i bëri dot gjë studentes, po dergjet në burg, ndërsa Tahiri jeton i lirë. Në këtë rast i referohet pedagogut Denis Himçi, i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.
Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himçi shfaqet me një makinë tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës marrjen e provimeve.
Duke lënë pas këtë rast, me një postim të dytë, Spahiu ironizion edhe kryedemokratin Basha, i cili nuk bëri asnjë protestë para gjykatës.