Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PD: Shkollat vatra të rrezikshme infeksioni, s’kanë kushtet minimale

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Partia Demokratike, ka ngritur alarmin se shkollat janë kthyer në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit, dhe për këtë bën përgjegjës kryeministrin, Edi Rama.

Në një dalje për mediat, ish-deputetja, Albana Vokshi se 10 mësues kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa 600 të tjerë janë infektuar.

Sipas saj, qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë reale për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.

Vokshi thotë se humbjet e jetës mund të ishin shmangur, nëse Rama do të kishte reaguar në kohën e duhur dhe  do të kishte zbatuar planin e propozuar nga PD.

Deklarata e plotë:

Ndodhem para Kryeministrisë, sepse, si shumica e shqiptarëve ne konsiderojmë Edi Ramën përgjegjës për situatën e rëndë të pandemisë në vend.

 Me keqardhje konstatojmë që vetëm 2 ditët e fundit, të tjerë mësues kanë humbur betejën me virusin COVID 19. Qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë reale për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.

 Janë 10 mësues që nga fillimi i vitit shkollor që janë ndarë nga jeta pikërisht për shkak të COVID19, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria. PD shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve të shtrenjta të mësuesve dhe ngushëllon familjet, kolegët e të afërmit.

 Situata në shkolla është ALARMANTE dhe jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë sot ndër vatrat më të rrezikshme të perhapjes së infeksionit, sepse qeveria nuk do t’ia dijë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve. Ajo që i intereson Edi Ramës është vetem t’i përdorë ata për politikë dhe për pushtet.

Nga raportimet në media dhe informacionet që vijnë në PD janë mijëra mësues dhe nxënës që janë të prekur / karantinuar.

 – [ ] Shkollat në Tiranë: në dy ditët e fundit janë 280 nxënës, rreth 120 mësues të prekur osë karantinuar.

– [ ] Vetëm në Korçë janë mbi 100 mësues të prekur me COVID19

– [ ] Vetëm në 3 shkolla në Lezhë janë 20 mësues.

– [ ] Në të gjithë vendin janë rreth rreth 600 mësues prekur / karantinuar dhe mbi 1300 nxënës

 Denoncimet janë të përditshme nga çdo shkollë e vendit. Mësues dhe prindër që kërkojnë mbështetje dhe ndihmë.

 Qeveria ka vendosur të mbyllë veshët dhe të mos i dëgjojë lutjet e tyre, pasi mësuesit dhe nxënësit i duhen vetëm për dekorin e propagandës së Edi Ramës.

 Qeveria i ka braktisur e lënë në mëshirë të fatit, pa testime, pa maska, pa dezinfektantë, pa ujë, pa kushte higjeno sanitare, duke i shfrytëzuar si skllevër me dyfishin e ngarkesës që nuk u paguhet kurrë.

Humbjet e jetës mund të ishin shmangur, nëse qeveria do të kishte reaguar në kohën e duhur dhe  do të kishte zbatuar planin e propozuar nga PD.

 Kryeministri në ikje po jep dhjetëra miliona euro për projekte korrupsioni, siç është ai i Teatrit me kulla, por nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm.

 36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvatin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin:

 – për testime masive periodike për mësuesit;

– për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës;

– për infrastrukturë shkollore me standarde me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;

– për platforma për mësimin në distancë;

– për tableta e internet falas për çdo mësues e nxënës;

– për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit;

– shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19.

 I kërkojmë sot përsëri Qeverisë:

·      Testim masiv e periodik i mësuesve dhe personelit ndihmës në shkolla, hetim epidemiologjik te nxënësit e familjet e tyre në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i infeksionit

·      pajisjen me maska mbrojtëse, dezinfektantë, alkool, termometër dhe dezinfektim të rregullt të ambienteve mësimore

·      mbylljen e shkollave që nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno – sanitar e sigurimi i ambienteve të tjera të përshtatshme

·      kontraktimi i mësuesve shtesë që të lehtësohet ngarkesa mësimore e mësuesve që japin 2-3-4 turne

·      pagesë e plotë për të gjitha orët shtesë si dhe

·      Paketë mbështetëse për mësuesit: shpërblime mujore 100-150 Euro (në Kosove janë dhënë shpërblime 150 – 300 Euro në muaj)

Çdo ditë e humbur pa zbatimin e këtij plani vë në rrezik shëndetin dhe jetën e mësuesve. Ka një përgjegjës që shkollat janë kthyer një ndër vatrat më të rrezikshme për përhapjen e infeksionit. Ai e ka emrin Edi Rama!

Tags: Albana VokshiPDshkollavatra infeksioni

TË LIDHURA

Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

15:14 | 09/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026
Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026
Next Post

Hillary Clinton drejt rikthimit, Joe Biden mendon t’i besojë postin strategjik

Vjedhja e dyfishtë me ARMO-n

Pandemia, Basha: Qeveria asnjë ndihmë për personat me aftësi të kufizuar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

by mirseda
15:14 | 09/06/2026
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, teksa përpara trupit...

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com