Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD: Korporata e investimeve, aferë më gjigande se skema korruptive e PPP

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD: Korporata e investimeve, aferë më gjigande se skema korruptive e PPP

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaron se komisioni ekonomisë ka tentuar të nisë dy herë me radhë diskutimet për ligjin antikushtetues të Korporatës të Investimeve, duke e konsideruar këtë akt si “banditesk”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se projektligji i Korporatës së Investimeve është afera më gjigande korruptive, duke e krahasuar me mega-aferën e paketës 1 mld të Partneritetit Publik Privat.

“Afërmendsh, një projektligj i tillë skandaloz dhe tërësisht anti-kushtetues nëse do të kalojë në komisione do të jetë ndër ligjet e para që do të anulohen ditën e parë që opozita do të vijë në pushtet. Një projektligj i tillë është produkt i një qeverie që i ka ditët e numëruara, një qeverie që për 4 muaj e mbajti të fshehur në sirtarë për ta nxjerrë në ditët e fundit të saj me moton “të grabisim deri në fund pronat dhe pasuritë e shqiptarëve” shkruan Tabaku në postimin e saj.

Postimi i Plotë:
Në një akt të fundit banditesk, komisioni ekonomisë ka tentuar të nisë dy herë me radhë diskutimet për ligjin antikushtetues të Korporatës të Investimeve!

Ndonëse të gjitha institucionet ndërkombëtare nga FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë kritikuar qeverinë për ligjin e Korporatës së Investimeve, kjo e fundit ka vendosur të çojë deri në fund çmendurinë që ka projektuar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të xhepit të saj personal. Në një akt banditesk të denjë për një qeveri në ikje, tani komisioni ekonomisë është thirrur për të miratuar projektligjin i cili para 4 muajsh u tërhoq nga diskutimet nga presioni i Partisë Demokratike dhe i partnerëve ndërkombëtarë, projektligjin e Korportaës së Investimeve!

Për asnjë çast dhe në asnjë moment PD nuk ka reshtur së denoncuari këtë projekt kriminal ndaj buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve, ngritjen e një korporate shtetërore për të shpërndarë prona pa tender dhe pa asnjë procedurë ligjore. Kemi informuar cdo institucion ndërkombëtar, kemi denoncuar publikisht dhe kemi paraqitur argumenta se pse kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të buxhetit e ngjashme me mega-aferën e paketës 1 mld.

Korporata e Investimeve:
1. Përfaqëson; së pari, kanalizmin e çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

  1. Përjashtohet KISH nga zbatimi i Ligjit të Prokurimit Publik, kjo do të thotë që kjo koorporatë do të jetë edhe mbi institucionet e tjera shtetërore duke mos zbatuar as Ligjin e Prokurimit Publik. Çdo pronë që do të zotërojë kjo korporatë nuk do të jepet përmes një tenderi publik por do t’i shpërndahet asaj kompanie (pra oligarku) që kryeministri ka vendosur.
    3. Një institucion shtetëror dhe njëkohësisht i përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për korporatat. Me pak fjalë kemi një korporatë gjoja në shërbim të publikut por që në thelb është në pronësi të një individi që është kryeministri.
    4. Do t’i japë pronësi absolute Arkitektit të saj që është në të vërtetë kryeministri i vendit. Do të jetë ai njeriu i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe/ose private në vend duke i dhënë super pushtet oligarkëve dhe duke marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.
    5. Është në shkelje të kushtetutës dhe të drejtës së pronës, në shkelje të ligjit organik të pushteit vendor dhe të oaktën 3 ligjeve të tjera të cilat rregullojnë asetet publike dhe marrënëdhien e pronës.

Afërmendsh, një projektligj i tillë skandaloz dhe tërësisht anti-kushtetues nëse do të kalojë në komisione do të jetë ndër ligjet e para që do të anullohen ditën e parë që opozita do të vijë në pushtet.
Një projektligj i tillë është produkt i një qeverie që i ka ditët e numëruara, një qeverie që për 4 muaj e mbajti të fshehur në sirtare për ta nxjerrë në ditët e fundit të saj me moton “të grabisim deri në fund pronat dhe pasuritë e shqiptarëve”!

Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi personale, kushdo që i shkakton dëm buxhetit të shtetit, e kushdo që vjedh asetet publike e shpërdoron detyrën do të kthejë në buxhetin e shtetit dëmin e shkaktuar.
Kjo është e përcaktuar qartë në paketën antimafia të prezantuar nga Kryetari i Partisë Demokatike, Z. Basha vjet në shtator. Një paketë e plotë me masa konkrete antikorrupsion për këdo individ që firmos nga punonjësi më i thjeshtë deri tek zyrtari më i lartë projekte të tilla!

Beteja jonë kundër oligarkisë, kundër vjedhjeve me ligje dhe mbi të gjitha kundër atyre që i projektojnë këto vjedhje do të jetë e pakompromistë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Asnjë shqiptar nuk mund të jetë skllavi i kryeministrit dhe një mazhorance të dalë nga tyta e armëve të krimit dhe jo vota e shqiptarëve.

Tags: aferë korruptiveJorida Tabakukorporata e investimevePD

TË LIDHURA

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali
Aktualitet

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

09:25 | 25/11/2025
Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata
Aktualitet

Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

09:08 | 25/11/2025
Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut
Ekonomi

Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

09:05 | 25/11/2025
Next Post
A është dakord Basha që zgjedhjet të mbahen më 13 tetor? Kreu i PD zbulon bisedën me Metën

A është dakord Basha që zgjedhjet të mbahen më 13 tetor? Kreu i PD zbulon bisedën me Metën

Raketë lufte dhe simbole naziste, arrestohet ish-kandidati italian për Senat

Raketë lufte dhe simbole naziste, arrestohet ish-kandidati italian për Senat

SPAK drejt ngritjes, komisioni përjashton nga gara një kandidat

SPAK drejt ngritjes, komisioni përjashton nga gara një kandidat







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh
Rajoni

Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh

by mirseda
09:40 | 25/11/2025
0

Me investimin prej 1.9 miliard eurosh përmes kredisë së paralajmëruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonisë...

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

09:25 | 25/11/2025
Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

09:08 | 25/11/2025
Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

09:05 | 25/11/2025
Administrata Trump nis procesin e riintervistimit të refugjatëve të pranuar në SHBA nga Biden

Administrata Trump nis procesin e riintervistimit të refugjatëve të pranuar në SHBA nga Biden

09:01 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com