Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

PD, e kthyer si “konvikt” pa kujdestar

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha bën lëvizjen e papritur, ndez ‘motorët’ për aksionin opozitar

Nga: Artur Ajazi

Partia Demokratike, u katandis si mos më keq, dhe kjo për një vendim i marrë papritmas, me “kokën e tij”, nga Lulzim Basha. Kështu thonë sot ata që justifikojnë ndarjen, përçarjen, abuzimin dhe allishverishet, ambicjet për ta patur partinë nën hyqëm. Tek i shikoj deputetët, të flasin me mundim të madh duke u përpjekur të bëjnë “opozitarin”, ndërkohë që partia është kthyer në piramidë sulmi nga Komisioni Rithemelimit, gjëja e parë që konstatoj është pamundësia e tyre për të mos fituar ndoshta kurrë më, asnjë betejë elektorale. Partia Demokratike sot, ka marrë fizionominë e një gravure të vjetëruar, të cilës pritet ti sulet ish-pronari saj, për të rimarrë atë ç’ka i takon, dhe një kryetar i kthyer në “monument që mbrohet nga policia”. Vallë kjo është opozita, vallë kjo është Partia Demokratike, vallë kjo është forca politike që aspiron marrjen e pushtetit, kur nuk siguron as votat e anëtarësisë për rizgjedhjen e kryetarit të saj? Çdo përpjekje për të ribashkuar “të moçmin dhe të riun” në PD, të paktën për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme vendore ka dështuar.

Kjo fushatë në fakt, do të tregojë përfundimisht aftësitë dhe mbështetësit e vërtetë të dy rivalëve Berisha-Basha, në bazën e partisë. E sigurtë është një gjë, 6 bashkitë i fiton Partia Socialiste, pasi është analogjike të mendosh se, një parti e ndarë, e armiqësuar, një parti me dy kryetarë, të fitojë qoftë edhe një prej bashkive, kur beteja elektorale nuk do të jetë më mes demokratëve dhe socialistëve, por vetëm mes dy emrave të dalë nga Basha dhe Berisha. E katandisur si një “konvikt” pa kujdestar, Partia Demokratike po mundohet të shkëputet nga e kaluara siç e quan ajo “berishizmin”, por pa dalë hapur me një program afatgjatë në rrugëtimin e saj të vështirë të ripërtëritjes, ribashkimit, dhe pretendimit të fitores.

Godina dhe fati i saj, i ngjasin një objekti që pret legalizimin, pasi atje ka humbur shpresa, besimi, kurajua, veprimi dhe aksioni opozitar. Gjithçka duket si e stopuar. Deputetët e Lulzim Bashës, nuk janë as të aftë dhe as të pergatitur, ti bëjnë ballë të shkuarës që përpëlitet, dhe tenton ti marrë gjithçka asaj partie në emër të “sovranitetit politik”. Ekspozimi me policë, si në 8 Janar ashtu edhe në takimet e kryetarit Basha, mbeten një asrye më shumë që Berisha të hedhë akuza për “pakte dhe marrëveshje me Ramën”.

Prania e policisë në takimet e kryetarit të PD, ka rritur tensionet mes anëtarësisë, dhe thelluar ndarjet mes tyre. Kjo nuk i shërben aspak “të ardhmes”, por thjesht ndarjes dhe shkatërrimit të saj. Mendoj se shumë shpejt, ata që do ti mbeten Lulzimit nga ndarja e partisë, do të shihen si “shtojcë” e vetmuar e kujdo që do të qeverisë vendin, pasi është e vetmja rrugë për të mbijetuar politikisht, gjithmonë me të njëjtin kryetar.Kurse “Rithemeluesit” padyshim do ta gjejnë një mundësi ta zgjedhin edhe njëherë kryetar Berishën, për ta mbajtur deri në fund si “ikonë”, njeriun që mbeti i vendosur ta shkatërrojë nga themelet Partinë Demokratike.

Tags: Artur AjazibashaPD

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
PD depoziton kallëzim penal në SPAK kundër Veliajt

PD depoziton kallëzim penal në SPAK kundër Veliajt

Sot Dinamo-Partizani në “Air Albania”, rrugët që do të bllokohen

Sot Dinamo-Partizani në “Air Albania”, rrugët që do të bllokohen

“Histori të pazakonshme dhe abuzime”, analisti me deklaratë të fortë për Arta Markun. Paralajmëron se…

Retorika antishtet si promovim i vetëgjyqësisë dhe pandëshkueshmërisë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com