Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në një kërkesë të përbashkët i janë drejtuar Presidenti Ilir Meta.
Deputetët e dy forcave më të mëdha opozitare i kanë kërkuar Presidentit,mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë. Në letrën drejtuar kreut të shtetit, deputetët kërkojnë mbledhjen e këtij këshilli më 11 nëntor dhe deklasifkimin e të dhënave për situatën e drogës në vend. Sipas tyre, në mbledhjen e vitit të shkuar u diskutua për këtë çështje, ndërkohe që sot ata i kërkojnë Metës që ato të dhëna të deklasifikohen dhe të bëhen publike.