Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD depoziton kallëzim penal në SPAK kundër Veliajt

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD depoziton kallëzim penal në SPAK kundër Veliajt

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.

Në kallëzim evidentohet se Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor ka kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen “5 Maj” në Tiranë, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

“Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor ka kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen 5 Maj në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milion euro, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale. Pronari i kompanisë, është një person i dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, zotërues i shoqërisë Alesio 2014 sh.p.k. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës dhe për këtë rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg”.

“Sipas ligjit për prokurimet publike, autoriteti kontraktor ka detyrimin për të skualifikuar një operator ekonomik, kur anëtari i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak i kompanisë është i dënuar për organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, duke shpërdoruar detyrën dhe duke shkelur ligjin e prokurimeve publike, ka injoruar këtë detyrim, duke konsumuar veprat penale të sipërcituara”, thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Gjithashtu në kallëzim kërkohet nga SPAK që të kryhet një hetim i plotë dhe i gjithëanshëm për aferën e projektit zhvillimor në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, dhe paraqitjen e kërkesës në gjykatë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj projektit, sipas nenit 274 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, për të pezulluar këtë projekt deri në përfundim të hetimeve.

Tags: PDVeliaj

TË LIDHURA

“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës.
Politikë

“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës.

09:34 | 20/11/2025
Seanca maratonë, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale
Aktualitet

Seanca maratonë, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

09:00 | 20/11/2025
Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa
Aktualitet

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa

08:26 | 20/11/2025
Next Post
Sot Dinamo-Partizani në “Air Albania”, rrugët që do të bllokohen

Sot Dinamo-Partizani në “Air Albania”, rrugët që do të bllokohen

“Histori të pazakonshme dhe abuzime”, analisti me deklaratë të fortë për Arta Markun. Paralajmëron se…

Retorika antishtet si promovim i vetëgjyqësisë dhe pandëshkueshmërisë

Tr*toli në banesën e Dukës, avokati i autorit të dyshuar nxjerr faktet

Tr*toli në banesën e Dukës, avokati i autorit të dyshuar nxjerr faktet







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës.
Politikë

“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës.

by mirseda
09:34 | 20/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Euronews, ku ka folur për integrimin europian, luftën në...

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim

09:12 | 20/11/2025
Osmani takim me krerët e partive politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Osmani takim me krerët e partive politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

09:09 | 20/11/2025
Seanca maratonë, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

Seanca maratonë, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

09:00 | 20/11/2025
Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa

08:26 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com