Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PD denoncon: Drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat personale të prindërve

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD denoncon: Drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat personale të prindërve

Partia Demokratike, akzuon mazhorancën se po përpiqet që të deformojë votën e qytetarëve.

Ish-deputeti, Luçiano Boçi thotë se në lojë janë futur dhe drejtorët e shkollave, të cilët po i shërbejnë partisë shtet.

Sipas tij, drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve.

Prindërve u është kërkuar në grupet e whatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore.

Për Boçin, ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, të cilat po kthehen në organizata partie.

DEKLARATA E PLOTË:

Këto ditë kanë qenë të mbushura me denoncime nga mediat, të cilat kanë sjellë fakte, dëshmi dhe prova rreth përpjekjes së Partisë Socialiste për të deformuar votën e qytetarëve.

Me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet.

Nuk është vetëm përpjekja e dështuar me manipulimin e listave përmes zhvendosjes së votuesve në të gjithë Shqipërinë, nuk është vetëm mbledhja e kartave të identitetit me urdhrat e paligjshëm të drejtorëve të spitaleve, siç pamë në Peshkopi.

Në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët janë disa militantë që nuk punojnë për të mirë e nxënësve, por i shërbejnë partisë shtet.

Drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e whatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie.

Prandaj ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.

Ky është një grup online i një klase në këtë shkollë, ku, në vend të ndahet shqetësimi për mësimin e cunguar dhe pa kushte, nxënësve u kërkohen kartat e identitetit të prindërve, sepse Edi Ramës dhe Taulant Ballës nuk i dalin llogaritë.

Komunikimet elektronike që provojnë këtë ne i disponojmë dhe Drejtori i kësaj shkolle do të çohet menjëherë për ndjekje penale. Kjo do të ndodhë me këdo që do të guxojë të vjedhë identitetin e votuesve shqiptarë përmes mekanizmash të fëlliqur dhe presionit ndaj mësuesve.

Nga Elbasani, i kërkoj Ministres së Arsimit të ndërpresë këtë praktikë që, së pari, turpëron atë vetë si pedagoge që ka dhënë mësim në Elbasan.

Të mos u sigurosh nxënësve kushte normale për mësim apo kushtet minimale të sigurisë për shëndetin, por t’u kërkosh më dhunën e pushtetit të dhëna personale për llogari të partisë në pushtet, është kriminale.

Asnjë skemë e tillë, asnjë makinacion nuk e shpëton dot Edi Ramën nga humbja.

Numërimi mbrapsht për të ka filluar.

 

 

 

 

 

 

 

Tags: drejtorekarta identitetiLuciano Bocimesuesshkolla

TË LIDHURA

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama
Aktualitet

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

12:52 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Debati i dytë Trump-Biden do të zhvillohet virutalisht, presidenti kundërshton

Debati i dytë Trump-Biden do të zhvillohet virutalisht, presidenti kundërshton

‘Kurbini në harresë’, Basha: 40% e shqiptarëve në varfëri, Rama mbush xhepat e oligarkëve

'Kurbini në harresë', Basha: 40% e shqiptarëve në varfëri, Rama mbush xhepat e oligarkëve

Ish-presidenti i Interit nën hetim për tregti nafte me ISIS-in

Ish-presidenti i Interit nën hetim për tregti nafte me ISIS-in







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama
Aktualitet

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

by mirseda
12:54 | 12/03/2026
0

Edi Rama : Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura...

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

12:52 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

12:31 | 12/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com