Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD angazhohet t’u heqë pjesën erotike diplomatëve

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD angazhohet t’u heqë pjesën erotike diplomatëve

Nga: Plator Nesturi

Ndërsa ngushtohen ditët për gjykatën në dhënien e një vendimi se cila nga dy pjesët e dukshme të ndara do të trashëgojë siglën e logon e PD-së, është shtuar dhe agresiviteti retorik i deklaratave të Rithemelimit. Zoti Berisha noton mirë si gjithnjë për tu bërë lajm, por së fundmi deklaratat e tij e kanë të shtuar një dozë të fortë nervozizmi. Nuk është çështje se ka nisur fushata elektorale për vendoret.

Deri sa të fillojë ky proces së pari e kanë fjalën kandidatët demokratë që do të përballën në primaret që organizon vetë PD. Dhe ata janë shumë herë më të butë në daljet e tyre se vetë Berisha. Kështu pra, kur nuk ka ngut për kolpo temperaturash elektorale, duket se halli është diku tjetër.

Berisha gjithmonë ka informacionin e parë se çndodh nëpër gjykata dhe çfarë ere apo suferinë fryn, ndaj sensorët duket se kanë ngritur sinjalet e alarmit përderisa reagimet janë me tone kaq agresive.

Berisha përmendi flamurin, duke u shprehur se “flamurin e PD-së nuk mund ta prekë kush”, porse kjo nuk mund të merret thjesht si një trysni ndaj gjykatës se mos ia jep të drejtën Alibeajt ta tundë. Ajo çka më tepër rëndësi është ai që ka në dorë flamurin, pra Flamurmbajtësi. Ndaj e thënë ndryshe, duke mos ia hequr të drejtën vetes se flamuri nuk mund të jetë në të tjera duar veç të tijat, deklarata e mësipërme mund të përkthehet edhe si “ Flamuri e Flamurëmbajtësi nuk mund të preken”. Pasi ato janë paketë.

Retorika siç është e pritshme është e drejtuar ndaj maxhorancës dhe Ramës pasi kanë kapur gjyqësorin dhe me to duan të mbajnë peng Partinë Demokratike. Vetëm kaq ama nuk do të përbënte risi mediatike. Këto janë fraza të përhershme të Berishës ndaj çdo kundërshtari politik të tij, përfshirë edhe dikur Metën, të cilin sot e ka aleat.

Noviteti i Berishës është se në deklaratën e djeshme ai përfshiu në taborrin e shumtë të armiqve të vet të përditshëm edhe ambasadorë e diplomat të huaj në Tiranë. Madje duke guxuar më tej kur përveç korrupsionit politik e monetar të diplomatëve, ka shtuar dhe korrupsionin erotik, si shkak që shqiptarët po braktisin vendin pasi përfaqësuesit e huaj diplomatikë i kanë siguruar mbështetje të pamerituar regjimit të Ramës.

Goxha guxim ky, ku përfshihen të gjithë, armiq të brendshëm e të jashtëm, në një konspiracion për flamurin e një partie politike. Dhe më tej, ndërsa lexonte këtë deklaratë, Berisha shton se “PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lire”, angazhim ky që duket se do të përfshijë dhe normat erotike me të cilat duhet të vetërregullojnë diplomatët.

Sidoqoftë, Berisha ka arritur diçka që nuk mund të mohohet. Ka arritur të dominojë skenën politike të opozitës si lojtar kryesor duke i intimiduar të gjithë rivalët brenda të njëjtës familje politike, qoftë dhe ata që i rrezikojnë flamurin në gjykatë. Në këtë lojë nervash e lëvizjesh politike ka arritur të vendosë në rang të dytë edhe aleatin e vetëm të ngushtë që ka, Metën, ndonëse bashkëpunimi i tyre duket si dashuri iriqësh.

Diku e dikur do shpohen rëndshëm e kjo do ti japë fund këtij dueti jo larg në kohë. Që mund të përfundojë shpejt edhe pas protestës nëse Berisha bën ndonjë zullum të pakontrolluar e të dënueshëm nga ndërkombëtarët, dhe deri në fund të zgjedhjeve vendore, kur dikush duhet të paguajë faturën e një humbjeje të paralajmëruar. Gjithësesi do të presim çdo të ndodhë.

 

Tags: BerishaMetaPDPlator Nesturi

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Shi e stuhi në Durrës, përmbyten rrugët 

Shi e stuhi në Durrës, përmbyten rrugët 

Ndodh mrekullia/ Minatorët e Koresë së Jugut mbijetojnë nëntë ditë nën tokë me kafe

Ndodh mrekullia/ Minatorët e Koresë së Jugut mbijetojnë nëntë ditë nën tokë me kafe

Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë

Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Kosovë/ U plagos me armë zjarri në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë
Kosovo

Kosovë/ U plagos me armë zjarri në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë

by mirseda
17:12 | 30/08/2025
0

Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi është plagosur me armë zjarri në një poligon. Rasti...

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

16:42 | 30/08/2025
Stuhia ndërpret energjinë në disa zona të Durrësit, pa drita Gjiri i Lalzit, Hamallaj dhe Xhafzotaj

Stuhia ndërpret energjinë në disa zona të Durrësit, pa drita Gjiri i Lalzit, Hamallaj dhe Xhafzotaj

16:35 | 30/08/2025
Stuhia dhe era e fortë shkaktojnë lëndime tek njerëzit, 20 persona paraqiten te spitali i Traumës

Stuhia dhe era e fortë shkaktojnë lëndime tek njerëzit, 20 persona paraqiten te spitali i Traumës

16:21 | 30/08/2025
Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në Gjykatën e New York-ut/ I kërkon 2 milionë dollarë

Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në Gjykatën e New York-ut/ I kërkon 2 milionë dollarë

14:37 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com