Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PD akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt dhe Arta Marku: Mburojë e krimit në qeveri

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt dhe Arta Marku: Mburojë e krimit në qeveri

Partia Demokratike vazhdon të shtojë akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku. Sipas tij, Marku është e vendosur nga Edi Rama për të është  garantuar mbrojtjen e korrupsionit në qeveri. 

Deklarata e Alibeajt 

Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.

E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar  mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama.

Të dy Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku janë të angazhuar edhe në një shkeljë tjetër flagrane të ligjit të cilën jua prezantojmë më poshtë:

Më 7 Nëntor 2017, Ministri i Brendshëm në një aktivitet publik për prezantimin e Operacionit Forca e Ligjit, deklaroi angazhimin që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe pasurive të tij.

Akuzat për ministrin 

Dënimi i Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se vendimin e ka gjetur online.

Mirëpo, është fakt që Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga ky dënim.

Kjo ka ndodhur sepse Fatmir Xhafaj dukë shpërdoruar pozicionin e tij publik si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:
1. Që pamundëson ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit, si dhe
2. Që pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafaj hesht. Ai nuk përgjigjet për falsifikimin dhe trafikimin e këtij neni. Ai nuk përgjigjet për miratimin e një ligji që është në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve.

Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?

Përse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

Pse nuk vepron Policia e Shtetit?

Pse është degdisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Si i falsifikoi Xhafaj dokumentet zyrtare për të siguruar që i vëllai t’i shpëtojë drejtësisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi e përdorë ai pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Vetë Ministri italian i Drejtësisë vetëm 6 muaj më parë, kërkoi që vendimet e dënimit të dhëna në mungesë, duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk jep garanci për rishikim të vendimit kur personit të dënuar i është garantuar e gjithë e drejta e mbrojtjes.

Tags: akuzashFatmirkrimitlumëmarkumburojëndajPDqeveriXhafaj. Arta

TË LIDHURA

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes

15:46 | 11/03/2026
Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut
Aktualitet

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

15:40 | 11/03/2026
“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës
Aktualitet

“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës

14:26 | 11/03/2026
Next Post
Prokuroria vihet në lëvizje, nis verifikimet për vëllanë e ministrit Xhafaj

Prokuroria vihet në lëvizje, nis verifikimet për vëllanë e ministrit Xhafaj

(VIDEO) Degjeneron dëgjesa e Gjiknurit dhe Lelit, shahen keq nga vlonjatët

(VIDEO) Degjeneron dëgjesa e Gjiknurit dhe Lelit, shahen keq nga vlonjatët

Plumb në qafë shqiptarit, dëshmia e italianit shton misterin e krimit

Plumb në qafë shqiptarit, dëshmia e italianit shton misterin e krimit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes

by mirseda
15:46 | 11/03/2026
0

Me kërkesën e bërë nga BIRN dhe Asociacioni i Gazetarëve për mbylljen e TikTok-ut, këtë të mërkurë...

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

15:40 | 11/03/2026
“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës

“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës

14:26 | 11/03/2026
Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

14:22 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com