Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka dërguar një tjetër mesazh për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kreu i shtetit fqinj ka kërkuar nga Tirana zyrtare që të plotësojë dy kushte nëse do integrimin në BE.
“Sa i përket Shqipërisë fqinje, Greqia nuk kundërshton perspektivën e saj evropiane. Një perspektivë e tillë, megjithatë, presupozon respektin e plotë për të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, duke respektuar kështu të gjitha të drejtat themelore të njeriut.
Rrjedhimisht, sjelljet si ato kundër Pakicës Kombëtare Greke, të cilat nënvlerësojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore ose që cenojnë të drejtat themelore, si e drejta e pronës.
Pretendimet për prona të bashkëpunëtorëve të nazizmit (kështu i cilëson çamët) përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për kursin e qetë evropian të Shqipërisë” , tha Pavlopoulos.
Ndërkohë që opozita greke ka kërkuar nga qeveria që të mos miratojë kërkesën e Shqipërisë për hapjen e negociatave në qershor.