Astrit Patozi ka publikuar dy video që dëshmojnë skandalin që ndodhi dje gjatë zgjedhjeve për kreun e PD-së.
Siç duket edhe në pamjet e publikuara, një person ka votuar më shumë se një herë, madje ka pasur raste kur një demokrat ka votuar tre herë.
“Fragmente nga farsa në Vlorë. Shikoni më poshtë videot se si votojnë disa herë “mbështetësit” e Lulzim Bashës”, shkruan deputeti Patozi, i cili u la jashtë listave të PD-së nga Lulzim Basha.
https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/videos/1509568435769721/