Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka thënë në media tre arsyet përse i humbi zgjedhjet PD-ja. Patozi argumentin e tij e nis me ngritjen e çadrës para Kryeministrisë nga Partia Demokratike. Ai thotë se kur zgjedhjet po afroheshin lidershipi i Bashës e ndjeu se nuk i fitonte dot zgjedhjet ndaj dhe hyri në çadër. Por për të çadra është vetëm arsyeja e parë e humbjes së zgjedhjeve. Listat personale të Bashës dhe mënyra se si bëri fushatë ishin arsyet kryesorë se përse Partia Demokratike humbi zgjedhjet.
“PD-ja humbi për këto arsye të forta:
E para, futja dhe dalja nga çadra pa u plotësuar kërkesat u pa me sy të keq nga demokratët, për këtë nuk e mbështetën Bashën.
Së dyti, lista personale e Bashës i gjeti të pa përgatitur demokratët dhe për këtë arsye nuk mori mbështetje.
Së treti, mënyra se si Basha e bëri fushatën dhe dyshimi se ai do të qeveriste me Ramën e dëmtoj shumë fushatën e tij”, tha Patozi.