Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Patozi: Basha, qesharak; Ka rënë shumë poshtë, as Salianji nuk pyet për të

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi: Basha, qesharak; Ka rënë shumë poshtë, as Salianji nuk pyet për të

Demokrati Astri Patozi, dhe njëherësh kritiku më i madh i Bashës, nga emisioni “Oktapodi”, në Vizion Plus, ka folur pa dorashka për situatën në të cilën ndodhet PD.

Ai u është përgjigjur dhe disa pyetjeve të moderatorit Turjan Hyska, ku shpesh demokrati është gjendur në vështirësi për t’i përgjigjur. Ai ka theksuar se kreu i PD-së Lulzim Basha ka rënë aq poshtë sa as Salianji nuk e merr në konsideratë.

Intervista e plotë: 

U pendove që nuk u bëre “Bashist”? A ka një moment të vetëm?

Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë “shist’, i askujt, edhe pse kam pasur mundësi. Ka njerëz që krenohen që thonë jam bërë “Berishist”. Por, do të ishte 100-herë më e bukur po të kishte ndonjë vlerë port t’u krenuar, por ka qenë jashtë dëshirës time edhe kjo. Janë të pakrahasueshme gjërat.

Je penduar tani që nuk kandidove kundër Bashës?

Jo. 1000 herë po të kthehem pas, 1000 herë do të bëja të njëjtën gjë.

Kishe frikë nga humbja?

Jo aspak, edhe nëse do të humbisja do të shkoja i pari t’i shtrëngoja dorën, në një garë normale. Nuk kam kërkuar garë të lirë dhe të ndershme, sikundër i kërkon Basha, kur i drejtohet Ramës. Unë kam kërkuar një garë normale, “shqiptarçe”, por me minimumin e disa rregullave loje .

A ia vlen të kthehet Berisha në krye të PD-së? Në këtë situatë?

Jo nuk ai vlen, për arsyen se ai nuk e do vetë.

Lëre çfarë thotë ai, çfarë mendon ti; të heqim Bashën dhe të vëmë Berishën?

Unë mendoj që ai ka marrë vendimin e duhur , dhe nuk mendoj që riciklimi do t’i bënte mirë.

E ke takuar Bashën në privat, gjatë kësaj kohe?

Jo nuk e kam takuar, kemi shkëmbyer duart tek festa e RD.

Keni kontaktuar me SMS?

Jo.

Ka futur ai njerëz që të shkrijnë ujërat?

Këto gjëra kam përshtypjen se nuk kanë rëndësi për publikun, por them që nuk kemi pasur komunikim .

Vazhdoni të jeni shumë larg njëri-tjetrit?

Është ai shumë larg konceptit që unë kam për politikën. Dhe për fatin e tij të keq ai avancon në degradimin e konceptit që ka për politikën.

Mendon që Basha është i shantazhuar nga Rama?

Nuk di ta them këtë gjë, dhe nuk kam prova. Se po të kishte do i thosha pa diskutim. Por, mendoj që defekti i tij më i madh është që ai nuk merret seriozisht nga Rama. Dhe kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri. Sepse ne kemi pasur beteja politike mes liderëve, mes Nanos, Berishës, që kanë qenë beteja serioze, në sensin që kundërshtari është marrë gjithnjë seriozisht edhe kur ka qenë në pikën e vet më të ulët.

Shumë njerëz në ’97 mendonin që Berisha nuk mund të rikthehej më kurrë. Ishte i marrë fund politikisht. Por, është trajtuar shumë seriozisht edhe atëherë. Është hera e parë në Shqipëri që për shkak të Lulzim Bashës opozita nuk merret seriozisht. Lideri i saj kthehet në anekdotë, dhe i gjithë debati degradon në një ndeshje batutash.

Mendon se Berisha e mbron akoma Bashën, për faktin e thjeshtë se nuk ka besim tek asnjëri nga ju që ta merrni PD dhe ta çoni përpara?

E para një herë, asnjëri nga ne nuk ia ka kërkuar që të marrë PD-në. Kështu që Berisha nuk ka ndonjë arsye pse të ketë frikë. Por, në rast se Berisha mendon që vetëm Lulzim Basha mund të jetë kryetar i PD-së, atëherë është një keqkuptim shumë i madh i tij. Unë nuk besoj se e ka këtë ide, nuk besoj.

Si do veproje me Salianjin nëse do të ishte kryetar grupi, me atë që ndodhi?

Kjo është një pyetje pak e vështirë me thënë të drejtën dhe unë do të preferoja që të mos jepja një përgjigje për këtë. Por, duhet të kuptoni edhe një gjë që edhe pozicioni i zotit Basha në raport me shumë individë të grupit të PD-së, nuk është kaq i fortë.

Që do  të thotë?

Që shumë prej tyre nuk ndihen kaq borxhli ndaj Bashës, nga mënyra se si janë ngjitur aty.

Mund të na thoni ndonjë emër?

Ka shumë emra aty. Unë s’dua të merrem me emra të përveshëm se nuk është faji i tyre. Nuk është faji i tyre që janë futur sot në një vend që edhe në ëndrrën më të bukur po ta shikonin nuk do t’i dërgonte aty. TIRANA TODAY

Tags: as Salianjibashapatoziposhtëpyetqesharakreneshumë

TË LIDHURA

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Next Post
Ndërprerja e Vettingut për Llallën, ONM: Dosja në Prokurori nëse…

Ndërprerja e Vettingut për Llallën, ONM: Dosja në Prokurori nëse…

Detaje të reja nga vrasja e politikanit serb Ivanoviç

Detaje të reja nga vrasja e politikanit serb Ivanoviç

Video/E quajtën fotomodel, këngëtari shqiptar revoltohet gjatë intervistës

Video/E quajtën fotomodel, këngëtari shqiptar revoltohet gjatë intervistës







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com