Pas një mungese relativisht të gjatë, është rikthyer me një prodhim të ri muzikor një prej djemve më simpatikë të showbiz-it shqiptar.
Por ndonëse njihet si i tillë, krahasimi me një model, Sergio-s duket se nuk i vjen aspak për shtat.
I ftuar në emisionin “Top Show Magazine” për të folur për projektin e tij më të ri, këngëtari është shprehur i ofenduar në momentin që është pyetur nëse ka marrë oferta për të qenë model.
“Nuk e kisha dëgjuar kurrë. Unë nuk e marr si kompliment, më duket pak si ofendim. Por në rast se do vinte dikush dhe të më thoshte që të pozoja si model, s’do të kishte shifër që do të pranoja!”-është shprehur Sergio i revoltuar.