Për shkak të fshehjes së pasurisë, mësohet se është shkarkuar kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti. Ajo rezulton një nga gjykatëset më të pasura në Shqipëri.
Vendimi në fjalë është ndërmarrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me një trupë gjykuese që përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja.
Nga hetimi rezultoi se gjyqtarja ka burime jo të ligjshme të pasurisë. KPK bëri me dije se të ardhurat nga shitja e dy automjeteve, nuk pasqyrojnë realitetin pasi janë shitur disa herë më shtrenjtë sesa janë blerë.
Prifti, gjatë kohës që ka qenë gjyqtare, ka qenë edhe anëtare e Shoqatës ‘Korçarja’, që është në kundërshtim me ligjin.