Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku. Gjyqtari Petku doli në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 2 prill.
Sipas Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, gjyqtari kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për ¼ për tre troje e dy banesa.
Fehmi Petku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.