Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pasuria e Alqi Bllakos/ Pa shtëpi dhe me llogari bankare të zbrazura

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arrestimi i Alqi Bllakos, SPAK del me njoftimin zyrtar

Mbi 5 mijë zyrtarë të lartë dhe deputetë janë të detyruar që të deklarojnë çdo vit pasurinë e tyre. Subjekt i këtij detyrimi ka qenë edhe ish-deputeti Bllako, tashmë i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Në shtator të vitit të kaluar, Bllako ka depozituar në ILDKPKI formularin e deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit. Gazeta “Panorama” ka zbardhur dosjen e plotë nga ILDKPKI, ku vërehet se ish-deputeti Bllako nuk disponon as banesë për të jetuar. Ndërkohë nuk deklaron as shpenzime për qira.

Sipas dokumentit të deklarimit të pasurive, Alqi Bllako rezultoi se kishte një llogari me kursimet nga paga që merrte në Agjencinë Kombëtare të UjësjellësKanalizimeve. Në këtë llogari Bllako ka konfirmuar se ka në gjendje 1 milion e 274 mijë lekë të rinj, ose 12 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë, në vijim deklaron se ka edhe 6 llogari të tjera bankare, por që shuma në to është relativisht e ulët.

Në njërën prej llogarive në vlerën monetare euro, ish-deputeti ka deklaruar se ka vetëm 44 euro gjendje. Ndërsa në një llogari tjetër në euro rezulton se është debitor 35 cent. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, Bllako rezulton se ka një llogari tjetër në monedhën shqiptare dhe gjendja në të është 80 mijë lekë të rinj, ose 800 mijë lekë të vjetër.

Ndërsa në një tjetër llogari në lekë ai disponon 35 mijë lekë të rinj dhe në një tjetër vetëm 6 mijë lekë të rinj. Ish-deputeti, i cili ndodhet para drejtësisë pasi akuzohet se është i përfshirë në aferën që cilësohet si afera e shekullit nga opozita, nuk deklaron asnjë pasuri tjetër, as automjet apo pronë të paluajtshme.

Ndërkohë, deklaron se në vitin 2018 ka marrë një kredi prej 25 mijë eurosh për të mbuluar shpenzimet në Gjermani.

Ai ka deklaruar se afati i maturimit të kredisë është 5 vite dhe se deri në momentin që ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë ka paguar vetëm 5633 euro dhe deklaron se ka për të shlyer akoma edhe 14 mijë euro.

PASURIA E BASHKËSHORTES

Ndonëse para trupës së gjyqtarëve ku doli pak ditë më parë mësohet se Bllako ka deklaruar se nuk është i martuar, në dokumentin që Bllako ka depozituar në shtator të vitit të kaluar në ILDKPKI, shtetasja me inicialet O. CC është specifikuar si bashkëshortja e deputetit Bllako dhe ka deklaruar pasuritë që ka në dispozicion.

Nga kqyrja e dokumentit të plotësuar nga vetë ish-deputeti dhe bashkëshortja e tij, kjo e fundit rezulton se është bashkëpronare e një zyre në kryeqytet. Këtë pasuri ajo deklaron se e ka përfituar prej çeljes së trashëgimisë nga i ati, ku ka vetëm 1/6 e pasurisë.

Ndërkohë, në vijim deklaron se ka të kursyer një shumë prej 2.2 milionë lekësh të rinj, ose 22 milionë lekë të vjetër. Këto të ardhura ajo deklaron se i ka krijuar nga paga mujore, rimbursimet dhe dietat nga puna në UNDP (OKB), zyra në Shqipëri.

Gjithashtu, ajo disponon një automjet tip “Reno”, që deklaron se e ka blerë me këste dhe paguan 260 euro në muaj. Deri më tani thotë se ka paguar mbi 3 mijë euro, ndërsa kanë mbetur edhe pak më shumë se 1700 euro. / Panorama

Tags: ish-deputeti Bllakopasuriashtëpia

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020

Të gjithë drejt Gjermanisë, 27 mijë shqiptarë ikën zyrtarisht në 3 vjet

Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë

Rama shkarkon të gjithë krerët e PS në rrethe

Bledi Çuçi në Athinë, takohet me ministrin grek të Migracionit dhe Azilit

Bledi Çuçi në Athinë, takohet me ministrin grek të Migracionit dhe Azilit







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware
Bota

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

by mirseda
21:11 | 20/10/2025
0

Administrata Federale e Avicionit tha të dielën se problemet me stafin e kontrollit të trafikut ajror, ka...

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

20:27 | 20/10/2025
Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com