Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pastrimi i parave, më shumë kontroll mbi zyrat e këmbimit valutor

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pastrimi i parave, më shumë kontroll mbi zyrat e këmbimit valutor

Teksa agjencitë e këmbimit valutor kanë rezultuar si me rrezik të lartë për pastrimin e parave në raportin e fundit të Moneyval (mekanizimi evropian për kontrollin e pastrimit të parave), Banka e Shqipërisë ka forcuar kriteret për licencimin e tyre. Të gjithë subjektet që do të aplikojnë për t’u licencuar në treg për të ushtruar aktivitetin e zyrës së këmbimit valutor do të duhet të paraqesin dokumentacion shtesë sipas ndryshimeve të reja rregullatore që lidhen me masat kundër parandalimit të pastrimit të parave. Kështu sipas ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin, organizmin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor” në rregullore janë shtuar sqarimet që lidhen me aksionerët.

“Aksione të mbajtësit (bearer shares), janë aksione të një personi juridik, pronësia e të cilave i kalon personit që zotëron/mban certifikatën/dokumentin e aksioneve të mbajtësit, pa pasur nevojë për marrëveshje/kontratë për kalimin e pronësisë së këtyre aksioneve. Aksioner përfaqësues (nominee shareholder), është aksioneri i regjistruar i një personi juridik, që mban aksionet në emër të aksionerit aktual (pronarit përfitues), në bazë të një marrëveshjeje”, thuhet në rregullore.

Po kështu në dokumentacionin për licencim është shtuar si detyrim deklarata personale e aksionerëve/ortakëve dhe administratorit, për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë.

Është rishikuar kapitali minimal fillestar për një zyrë të këmbimit valutor. Deri dje kapitali fillestar minimal ishte 1.5 milionë lekë ndërsa me ndryshimet e reja ky kapital duhet të jetë minimalisht 2.5 milionë lekë. Tek shqyrtimi i kërkesës për licencim sanksionuar në pikën 9 janë shtuar dy pika të tjera ku thuhet se Banka e Shqipërisë, për të kryer vlerësimet e parashikuara në këtë nen, përveç shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, bashkëpunon dhe kërkon informacion nga autoritetet mbikëqyrëse homologe dhe institucionet e specializuara për luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar dhe për parandalimin e pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.

Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me aksionerët/ortakët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët/ortakët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Në nenin 10 rregullorja sanksionon se banka, përveç sa parashikohet në pikën 1 të tij, refuzon dhënien e licencës edhe: a) në rast se vërtetohet se: i) struktura e shoqërisë që kërkohet të licencohet apo burimi i saj i kapitalit lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë; ii) aksioneri/ortaku i subjektit zotëron aksione të mbajtësit (bearer shares), ose është aksioner përfaqësues (nominee shareholder) (nëse është e aplikueshme); ii) aksioneri/ortaku i propozuar i subjektit të propozuar paraqet rrezik të lartë, bazuar në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë; si dhe b) në çdo rast që licencimi i subjektit do të cenonte interesat e publikut.

Në nenin 19 që ka të bëjë me raportimet ndryshimet në rregullore kanë shtuar se subjektet raportojnë, brenda muajit janar të çdo viti, në Departamentin e Mbikëqyrjes, informacionin/ dokumentacionin e mëposhtëm: a) vërtetim nga Ministria e Drejtësisë se aksioneri/ ortaku dhe administratori nuk është i dënuar penalisht ose formularin e vetëdeklarimit, sipas aneksit nr. 4 të kësaj rregulloreje (dokumenti duhet të jetë i lëshuar jo më larg se 3 (tre) muaj nga dita e paraqitjes); b)deklaratë personale e aksionerit/ortakut dhe administratorit për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë (sipas aneksit nr. 9, të kësaj rregulloreje); c) deklaratë personale e administratorit që subjekti vazhdon të plotësojë kushtet në bazë të të cilave ai është licencuar. /Monitor

Tags: kontrollparapastrimizyra

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Rama publikon foto nga festa me dy djemtë e tij (foto)

Rama publikon foto nga festa me dy djemtë e tij (foto)

Roli në Teatër i ‘minoritarit’ Rama

Roli në Teatër i ‘minoritarit’ Rama

Sherr në mes të koncertit! Alban Skënderaj detyrohet të ndalojë performancën

Sherr në mes të koncertit! Alban Skënderaj detyrohet të ndalojë performancën







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com