Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Pasi u plagos theu telefonin”, gazetarja tregon për arrestimin e Bilbilit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Pasi u plagos theu telefonin”, gazetarja tregon për arrestimin e Bilbilit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth arrestimit të Orges Bilbilit disa ditë më parë në Tiranë.

Në një intervistë televizive, ajo tha se kishte siguruar raportin ku ishin dëshmitë e dy policëve të cilët kishin kryer arrestimin e vrasësit nga Lushnja.

Duke iu referuar raportit, Lala tha se pasi policët i kishin bërë thirrje Bilbilit dhe shokut të tij të ndalonin ata kishin ikur në drejtime të ndryshme.

Polici që ndoqi Bilbilin thotë në dëshminë e tij se kishte qëlluar njëherë në ajër por Bilbili vijonte t’i drejtonte armën. Në një moment atij i kishte rënë pistoleta dhe pasi e kishte marrë ishte bërë gati ta qëllonte. Në këtë moment polici thotë se kishte qëlluar duke e plagosur Bilbilin.

Polici i dytë i cili kishte ndjekur personin tjetër, pasi kishte dëgjuar të shtënat kishte vrapuar drejt kolegut të tij.

Sipas dëshmisë ishte ai që kishte bërë prangosjen e Bilbilit. Në këtë moment ai thotë se Orges Bilbili kishte thyer telefonin e tij.

RAPORTI I PLOTË:

Në orën 13:00 datë 10.04.2020 nga ana e dy punonjësve të forcës së posaçme Shqiponja, u përpilua ky raport shërbimi: “Ne punonjësit e policisë së Forcës së Posaçme Shqiponja, seksioni Shigjeta, me kod Shigjeta X dhe Shigjeta Y, turn i parë nga ora 06.00 deri në orën 14.00 të datës 01.04.2020, si zakonisht në orën 05.30 kemi zhvilluar intruktazhin nga komandimi i togës. Sipas librit të planizimit, të shërbimit kemi qenë të planizuar me detyrë në sektorin e Shigjetës X me motoçikletën me targa AA 5xx dhe Shigjetës X me motoçikletën me targa AV 5xx.

Pasi kemi dalë në shërbim kemi filluar patrullimin në dy sektorët, me qëllim përmbushjen e detyrave tona funksionale. Herë pas here kemi ndaluar edhe qytetarë duke u kërkuar autorizim për dalje dhe dokument identifikimi. Në asnjë moment nuk e kemi ulur vigjilencën edhe ndaj personave të dyshimtë apo me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rreth orës 11:35 kemi qenë duke patrulluar me motoçikleta në kryqëzimin e rrugës “Sitki Çiço” me rrugën “Arkitekt Sinani”.

Në këtë moment teksa ne po patrullonim, në këtë segment rruge, në krahun e majtë të saj kemi parë dhe konstatuar dy shtetas të cilët po ecnin me këmbë në krah të njëri-tjetrit, në drejtim për nga rruga kryesore që të nxjerr të sheshi Shtrauz.

Ecja e tyre na bëri përshtypje dhe menduam t’i ndalojmë për t’i verifikuar në lidhje me lejen e lëvizjes në raport me detyrën tonë për masat ndaluese të infeksionit Covid-19.

Theksoj se në pamjen e parë këta dy persona dukeshin të dyshimtë në lëvizjen e tyre dhe na krijuan dyshime, për t’i ndaluar, sepse njëri prej tyre mbante në kokë të vendosur kapuçin e xhupit të errët, ndërsa personi tjetër mbante ne kokë një kapele sportive me ngjyrë te zezë. U bëmë thirrje të ndaloheshin, për të verifikuar, por nuk po u bindeshin thirrjeve.

SHIGJETA X

Unë punonjësi i policisë me emrin e Koduar Shigjeta X, me motorin AV 5xx u vura në ndjekje të njërit nga personat. Ai kishte pistoletë të cilën e manovroi në duar për ta mbushur dhe e drejtoi, duke thënë fjalët: “Mos u afroni, do t’ju vras”, “mos u afro se do të vras”.

Në këtë moment, unë punonjësi i policisë me kodin Shigjeta X, kam nxjerrë armën e brezit duke i kam bërë thirrje herë pas here atij të ndërpresë veprimet, duke i thënë:

“Ndal mos lëviz, policia”, por sa i nuk u bindej fjalëve të mia dhe ecte mbrapa, duke me drejtuar armën dhe duke u shprehur: “Mos u afroni se do t’ju vras”.

Duke qenë se ky shtetas nuk po i përgjigjej thirrjes time si dhe kërcënimi, që po më bënte me armën e drejtuar, unë kam mbushur armën dhe kam qëlluar në ajër vetëm një herë me qëllim për të paralajmëruar të qëndronte dhe të ndërpriste veprimet kundraligjshme.

Edhe pse unë i dallueshëm me veshjen e uniformës së policisë dhe të gjithë shenjat identifikuese i kam bërë thirrje me fjalët “hidhe armën”, ndal policia”, por ky shtetas nuk iu është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte sërish të më kërcënonte me armën e drejtuar e më pas është kthyer plotësisht dhe ka ikur me vrap në drejtim të rrugës, që del tek shkolla “Niket Dardani”.

Këto veprime kanë ndodhur në një interval të shkurtër i jam vënë në ndjekje.

Në ndjekje e sipër edhe pse mbante pistoletën të drejtuar, pashë se këtij personi i ra në tokë pistoleta dhe ai është ulur dhe e ka marrë sërish atë, dhe në këtë çast ma ka drejtuar sërish armën për të më qëlluar, pasi unë isha ballë përballë tij dhe afër fizikisht.

I ndodhur në këto kushte, kam qëlluar me armën e shërbimit tim në drejtim të gjymtyrëve të poshtme të këtij personi, me qëllim ndërprerjen e veprimeve të tij si dhe neutralizimin, pasi isha i bindur që ai do të më qëllonte.

Kjo dukej qartë nga veprimet që bënte. Kam njoftuar sallën operative dhe autoambulancën dhe kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Jam munduar t’ju jap ndihmën e parë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares.

SHIGJETA Y

Unë punonjësi i policisë e me emrin e Koduar Shigjeta Y, me motorin AV 4xx kam vazhduar të ndjek personin me kapele, I cili nuk ka patur armë zjarri në dorë.

Siç e shpjegova me sipër unë mbaja veshur uniformën e policisë me të gjitha shenjat identifikuese e gjatë gjithë dialogut i jam drejtuar këtij shtetasi me fjalët: Ndal policia, ndal policia, por ky shtetas nuk ju është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte të largohej na rrugica e lagjes. Në këtë moment unë kam dëgjuar një të shtënë arme dhe menjëherë ndërpreva ndjekjen e këtij shtetasi dhe shkova në ndihmë të kolegut tjetër.

Kur jam kthyer kam parë që personin të cilin ndoqi kolegu im shtrirë në tokë dhe në këtë moment atij i kishte rënë në toka arma e zjarrit dhe një aparat celular.

Unë kam prangosur personin, i cili ndodhej i shtrirë në tokë, pasi ai po mundohej të çohej dhe të bënte rezistencë.

Pasi e kam prangosur me duart përpara këtë shtetas pasi nga mbrapa ai nuk më lejonte ta prangosja, për shkak të rezistencës që ai bënte, ky shtetas ka marrë në tokë një aparat celular dhe e ka thyer në praninë time. Unë kam ndërhyrë për të mos e lejuar që ai ta thyente aparatin celular, por ai arriti ta thyente atë.

Gjatë momentit që po prisja përforcimet dhe autoambulancë, kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur.

Unë e kolegu im jemi munduar ti japim ndihmë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares.

Më pas është bërë transportimi i këtyre shtetasve në drejtim të spitalit të Traumës. /Opinion.al

Tags: arrestimgazetarerrëfimtelefon

TË LIDHURA

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan
Aktualitet

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Next Post
Alban Skënderaj: Shqipëria vuan nga kompleksi i inferioritetit me huazime të kota

Alban Skënderaj: Shqipëria vuan nga kompleksi i inferioritetit me huazime të kota

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në New York

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në New York

Masat e reja për javën tjetër/ Rama publikon video-udhëzimin

Masat e reja për javën tjetër/ Rama publikon video-udhëzimin







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com