Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook dhe po kritikohet ashpër nga mbarë opinioni publik.
Arsyeja pse Thaçi po kritikohet lidhet me faktin se ai nuk ka vendosur një maskë mbrojtëse në takimet me qytetarët, teksa vendi ndodhet në kulmin e pandemisë.
Për më tepër, ai shfaqet i rrethuar nga persona të moshës së tretë, të cilët siç dihet gjerësisht janë shtresa më e rrezikuar nga koronavirusi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4083500508386944
“Ai nuk po i respekton masat e Qeverisë. Pa dorëza e distancë fizike, Presidenti i vendit, po i vazhdon vizitat e tij anë e kënd Kosovës.
Pa maskë Thaçi është parë edhe mëngjesin e së dielës, në nderimet për dy-vjetorin e vdekjes së heroit Enver Zymberi.
Kreu i Shtetit u pa pa maskë edhe gjatë javës që lamë pas, ku u takua me kryeministrin Avdullah Hoti.
Shembull jo të mirë Presidenti dha edhe gjatë takimit me studentët e Fakultetit Juridik, me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, e gjatë vizitës në Krushë të Madhe”, shkruajnë mediat në Kosovë.