Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Teknologji Media Marketing

Pas skandalit të Facebook, Gjermani kërkon rregulla të qarta për rrjetet sociale

8 vjet ago
in Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
BE: Twitter dhe Facebook po dështojnë

Skandali i të dhënave në Facebook vazhdon të rrisë ndjeshëm mosbesimin e njerëzve në këtë rrjet social . Ndërsa në fillim u tha se numri i përdoruesve të rrjetit social, të dhënat e të cilëve janë përdorur nga firma kërkimore Cambridge Analytica, tani flitet për 87 milionë anëtarë. Të dhënat e një shumë përdoruesve u shfrytëzuan në fushatën zgjedhore të SHBA, por edhe përdoruesit gjermanë janë të prekur, gjithsej 310 mijë.

Në fakt prej këtyre vetëm 65 përdorues kishin plotësuar formularin e Cambridge Analytica, me anë të të cilit, kjo kompani u ka vjedhur të dhënat atyre dhe miqve të tyre, dhe miqve të miqve të tyre e kështu me radhë. Ndër të tjera, të dhënat i janë dhënë stafit të fushatës zgjedhore të Donald Trump-it.

Facebook-u e dinte qysh në vitin 2015 se Cambridge Analytica vidhte datat e përdoruesve. Por ky fakt vetëm tani depërtoi në publik.

“Facebook-u është një rrjet jotransparent. Parimet etike bëhen viktima të interesave komerciale”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley.

Barley i bën thirrje rrjetit social që të marrë masa në nivel ndërkombëtar dhe bëri të ditur se tashmë po kontrollohet mundësia e rregullimit në nivel evropian.

“Duhet të caktojmë kërkesa të qarta për operatorët e rrjeteve sociale në nivel evropian”, tha ajo.

Përveç kësaj, Facebook-u duhet t’u zbulojë autoriteteve të BE-së mënyrën e funksionimit të algoritmeve të tij.

Në një telekonferencë me gazetarët të mërkurën, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ishte treguar vetëkritik, duke thënë se Facebook-u nuk kishte bërë mjaft për të mbrojtur përdoruesit e tij.

“Ky ishte gabimi ynë, ky ishte gabimi im”, pranoi Zuckerberg.

Rrjeti social ndërkohë e ka hequr funksionin e kërkimit të anëtarëve nëpërmjet adresave të e-mailit ose numrave të telefonit dhe e ka kufizuar qasjen e zhvilluesve të aplikacioneve te të dhënat e përdoruesve. Zuckerberg do të dalë më 11 prill para Kongresit amerikan. Ai theksoi në telekonferencë se e gjen të mirë rregulloren e re evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale që do të hyjë në fuqi më 25 maj, shkruan telegrafi.

“Rregullimet janë diçka shumë pozitive”, tha ai.

Specialisti i Facebook-ut, Hendrik Unger, në një bisedë me Deutsche Welle, megjithatë nuk beson se Facebook-u do të ndryshojë shumë në të ardhmen.

“Zuckerberg-u duhej të kërkonte falje në emër të aksionarëve të aksioneve të tij. Por Facebook-u është një rrjet i hapur, ku ne paguajmë me të dhënat tona dhe çdo reklamues mund të na adresohet”, thotë Unger.

Tags: facebookgjermanikerkonqartaRregullarrjetet socialeskandalit

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç
Bota

Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç

12:13 | 25/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Vettel kampion në Bahrein, Raikkonen tërhiqet pasi “sakaton” mekanikun (Video)

Vettel kampion në Bahrein, Raikkonen tërhiqet pasi “sakaton” mekanikun (Video)

Ngjela: Agjentët rusë ndihmojnë Bashën dhe Berishën për destabilizimin e Shqipërisë

Ngjela: Agjentët rusë ndihmojnë Bashën dhe Berishën për destabilizimin e Shqipërisë

Torino mposht Interin, por xhiron e botës po e bën festa e vogëlushit (Video)

Torino mposht Interin, por xhiron e botës po e bën festa e vogëlushit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com