Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërriti te selia e Partisë Fryma e Re Demorkatike (FRD), pas përplasjes që u zhvillua në mesditë ndërmjet forcave të policisë bashkiake dhe anëtarëve të kësaj force politike.
Mësohet se po Basha po zhvillon një takim me kren e kësaj force politike, Sali Shehu.
Mesditën e sotme pati një përplasje midis policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike. Shkak u bë një dërgimi i një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat.
Sipas bashkisë, godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. Në këtë përplasje u përfshi dhe Presidenti Meta.