Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, është kërcënuar me jetë gjatë ditës së djeshme.
Përmes një postimi në Facebook, djali i liderit të LDK-së ka publikuar mesazhin kërcënues dhe emrin e atij që ia ka dërguar.
Në këtë mesazh thuhet ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, teksa e ofendon dhe e kërcënon se “do ta djegë për së gjalli”.
Kujtojmë se edhe kreu i LDK-së mori një kërcënim me vdekjen ditën e djeshme nga një anëtar i Nismës. Haxhi Hoti u shpreh se Albin Kurti ka dy mundësi: të lërë Kosovën ose do të vritet.