Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pas një dekade kaotike, Perëndimit i duhet një strategji

9 vjet ago
in Të Gjitha
Pas një dekade kaotike, Perëndimit i duhet një strategji

Nga Andrew A. Michta “American Interest”

Dekada e fundit, s’ka qenë e mirë për Perëndimin. Lista e ngërçeve është e gjatë: ringjallja e Rusisë përgjatë periferisë së Evropës, kriza ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë; rritja e vazhdueshme e Kinës, dhe zhvendosja e përshpejtuar e balancave të fuqisë ekonomike në të gjithë globin; e ashtuquajtura “Pranvera Arabe” në vitet 2010-11.

Për të vazhduar me aneksimin rus të Krimesë në vitin 2014, lufta në Ukrainën Lindore, dhe ngrirjen e thellë të marrëdhënieve me Rusinë; lufta në Siri, e pasuar nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë; vala e madhe e emigracionit nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore në Evropë në vitin 2015; dhe kërcënimi në rritje i një konflikti, jo vetëm në Gadishullin Korean, por edhe në Detin Baltik, përgjatë bregut lindor të Evropës dhe në Paqësor.

Në Perëndim ekziston gjithashtu një shqetësim në rritje dhe i justifikuar, rreth metastazave të ISIS-it, tashmë që projekti i atdheut xhihadist po katandiset në shkrumb e hi në Siri dhe Irak. Së fundmi, një rritje e kërcënimeve ndërkombëtare nga hapësira kibernetike, trafiku i drogës, krimi i organizuar transnacional dhe kontrabanda, vazhdojnë t’i detyrojnë agjencitë perëndimore të sigurisë të luajnë në mbrojtje.

Polarizimi i mprehtë politik në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, e ka rënduar më tej këtë situatë të përkeqësuar të sigurisë ndërkombëtare, duke goditur themelet institucionale të demokracive perëndimore, prishur qëndrueshmërinë e shteteve, dhe vënë potencialisht në pikëpyetje qeverisjen dhe kohezionin kombëtar të saj.

Në Evropë, nxitësit kryesorë të këtij dekompozimi shoqëror, janë terrorizmi dhe emigracioni nga vendet e Lindjes së mesme dhe Afrikës Veriore, të cilat gjithnjë e më tepër po kërcënojnë të ardhmen jo vetëm të projektit të bashkëpunimit evropian, por gjithnjë e më tepër edhe strukturën shoqërore dhe politike të shteteve individuale evropiane.

Ndërsa numri i sulmeve terroriste në truallin evropian vazhdon të rritet, shtetet po e gjejnë gjithnjë e më të vështirë të menaxhojnë si fluksin e vazhdueshëm të emigrantëve të sapoardhur, ashtu edhe dëbimin e atyre që iu është refuzuar kërkesa për azil. Kjo ka minuar besimin e publikut tek aftësia e qeverive për të adresuar këtë krizë.

Në Shtetet e Bashkuara, dekadat e politikës së identitetit të grupit, në kombinim me përpjekjet postmoderne dhe neo-marksiste në kolegje dhe universitete, për të ripërcaktuar bazën kulturore të Amerikës, e kanë përçarë shoqërinë, duke shtyrë gjithnjë e më shumë njerëz drejt skajeve të politikës radikale dhe asaj të dhunës.

De-industrializimi dhe rrudhja e klasës së mesme, kanë sjellë gjithashtu një rënie të thellë të besimit të publikut tek aftësia e elitës për të qeverisur. Të marra së bashku, si Evropa ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, e gjejnë veten të ngarkuara me sfida në shtëpinë e tyre, në kohën kur kërcënimet ndërkombëtare të sigurisë janë në rritje.

Ndërtimi i një strategjie për të mbrojtur Perëndimin kundër këtyre kërcënimeve, kërkon një qëllim të përbashkët dhe kohezion në mesin e Perëndimit, të cilat aktualisht mungojnë.

Në të kundërt, Kina dhe Rusia po përjetojnë një zgjim të ndjenjës së tyre kombëtare, e cila edhe pse për arsye të ndryshme, e ka rritur aftësinë e qeverive qendrore në Pekin dhe Moskë për të mobilizuar popullsinë e tyre.

Kriza e thellë në Perëndim, është gjithashtu produkt i një rënieje të mendimit strategjik në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Dështimi i Uashingtonit që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, për të prodhuar një politikë të jashtme gjithëpërfshirëse, dhe kornizë strategjike të sigurisë kombëtare që të rezononte në të dy anët e Atlantikut, krijoi një qasje politikëbërëse që është kryesisht reaguese dhe taktike në natyrën e saj.

Asnjë ngjarje tjetër nuk e ka degraduar kaq shumë të menduarit strategjik, sa sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001 kundër Qendrës Botërore Tregtare dhe Pentagonit.

Në vend të një përgjigjeje të matur ndaj asaj që ishte një tragjedi e padiskutueshme, dhe goditje e ndjenjës së sigurisë të vendit, e ashtuquajtura Lufta Globale kundër Terrorit u bë një mjet për idetë që ishin të mahnitshme në pamje të parë: “ndërtimi i kombit, “shtetit”.

Edhe “ndryshimi i regjimit”, hyri në leksikun e politikës me një lehtësi të jashtëzakonshme, duke lehtësuar një sërë fushatash ushtarake nga Iraku në Libi, me pasojat negative gjeostrategjike.

As  të ashtuquajturat “Pranvera Arabe”, nuk shërbyen si një zile alarmi, për nevojën urgjente të hartimit të së paku një strategjie rajonale.

Për pjesën më të madhe të kohës, Evropa ka qenë e kënaqur duke qëndruar në një nivel “nën-strategjik” që nga Lufta e Ftohtë. Një moment i shkëlqyer, ishte aftësia e Berlinit për të ndërtuar një konsensus rreth zgjerimit të BE-së – një politikë që e stabilizoi Evropën postkomuniste, duke nisur një rindërtim madhështor dhe të suksesshëm të ish-Evropës Lindore.

Por, Evropa nuk rezultoi e aftë të gjeneronte një identitet më të madh të përbashkët. Një strategji e re e madhe transatlantike, kërkon jo vetëm që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, të vendosin se cilat janë kërcënimet e tyre të përbashkëta, por gjithashtu të flitet qartë mbi çështjet ku të dyja kanë pikëpamje të ndryshme. 

Në mesin e këtyre dallimeve, një parim kyç që duhet mbajtur parasysh është vetëm një: globalizimi. Ndërsa ky i fundit, ka gjeneruar një ndërvarësi komplekse në të gjithë sistemin ekonomik ndërkombëtar, ai renditet i dyti për nga rëndësia, pas veprimit të shteteve unitare dhe aleancës

së NATO-s kur është fjala për sigurinë transatlantike. Nëse një dialog i ri strategjik midis Perëndimit do të ketë sukses, theksi aktual mbi globalizimin në debatet e politikave, duhet të diktojë rrugën që duhet ndjekur. 

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, po përballen me një kombinim të presioneve të brendshme politike dhe kërcënimeve të jashtme, të një magnitudë që nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë, duke ngritur pikëpyetje rreth sigurisë së vetë rajonit transatlantik.

Bashkë-ndikimi i thellimit të çrregullimeve të brendshme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, me tensionet në rritje në të gjithë globin, kërkojnë një përgjigje koherente dhe të koordinuar strategjike nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

Ajo që nevojitet urgjentisht, është një dialog i ri strategjik në Perëndim, pasi nën dritën e ndryshimeve tektonike të imponuara nga shpërndarja globale e pushtetit, veçanërisht në Azi  dhe në Euroazi, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë sot nevojë më shumë se kurrë për njëra-tjetrën, që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Andrew A. Michta është dekani i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Sigurisë në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall.

Tags: AmerikadekadëevropakaotikePerendimi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Ekzekutohet gjyqtarja me dy plumba në mes të Tiranës

Zbardhet dëshmia e burrit të gjyqtares Hafizi: Nuk më lejonte të takoja fëmijët

“Shqipëri-Licheshtein”, policia blindon Elbasanin, ja masat që do merren

"Shqipëri-Licheshtein", policia blindon Elbasanin, ja masat që do merren

Shëndeti, Eurostat: Shqipëria shpenzon 25 herë më pak se mesatarja e vendeve të BE-së

Shëndeti, Eurostat: Shqipëria shpenzon 25 herë më pak se mesatarja e vendeve të BE-së







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com