Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pas humbjes në zgjedhjet lokale, reagon Patozi: Ishim të padëshiruar nga të dyja palët

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Patozi fton qytetarët të votojnë BD-në: Bëmë gjënë e duhur, të bashkohemi!

Koordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka falënderon të gjithë ata që votuan partinë e tij, edhe pse nuk arriti të fitojë asnjë bashki në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në reagimin e tij, Patozi i cilësoi këto zgjedhje më të pazakontat në botë dhe se që në fillim e dinin vështirësinë e tyre.

“Në fakt, të vetmit të humbur realë në këto zgjedhje janë ata që sot po bërtasin për fitore. Një palë, të lumtur nga rezultati plebishitar, në kushtet e mungesës së të tjerëve, ndërsa më qesharakët, duke numëruar si të vetët ata që nuk shkuan fare të votojnë”, tha Patozi.

Postimi i plotë:  

SI TA LEXOJMË 30 QERSHORIN?

(Mirënjohje për të gjithë ata që votuan dhe kandiduan për BINDJEN DEMOKRATIKE!)

1- Shqipëria kapërceu pa shumë probleme një ditë të vështirë zgjedhjesh anormale më 30 qershor për meritë të pjekurisë së popullit shqiptar, bashkërenduar me kontributin e çmuar të partnerëve tanë strategjikë, të cilët na ndihmuan sërish të mos e çonim deri në ekstrem marrëzinë tonë politike.

Respekt për ata zgjodhën të votojnë, por edhe për të tjerët që vendosën ndryshe, pa u përplasur me njëri-tjetrin! Nuk ka qenë aspak përgjegjësia e tyre, por e udhëheqësve të gabuar, që Shqipëria hyri në një spirale të rrezikshme krize, e cila për pak shpërtheu më 30 qershor.

Ky ishte i vetmi rezultat pozitiv që prodhuan këto zgjedhje të shëmtuara dhe të cunguara, nga më të pazakontat në botë. Ky ishte i vetmi sukses që u arrit prej tyre, ndonëse menjëherë pas shpalljes së shifrave të para, pamë që të dy përgjegjësit kryesorë për krizën ngritën duart lart gati njëkohësisht për të brohoritur.

Në fakt, të vetmit të humbur realë në këto zgjedhje janë ata që sot po bërtasin për fitore. Një palë, të lumtur nga rezultati plebishitar, në kushtet e mungesës së të tjerëve, ndërsa më qesharakët, duke numuruar si të vetët ata që nuk shkuan fare të votojnë.

Ndaj edhe Shqipëria sot ka dy palë humbësash, ata që mezi lëvizin nga vendi për shkak të mbipeshës se një pushteti të pamerituar, dhe të tjerët, që nuk çohen dot në këmbë, sepse janë bërë kockë e lëkurë nga mungesa e plotë e tij.

2- BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në këto zgjedhje, e vetëdijshme për sfidën e vështirë që kishte përpara. Ne ishim të padëshiruar nga të dy palët, si nga ata që i trajtuan zgjedhjet si shërbim ushtarak për të mbrojtur partinë në rrezik, ashtu edhe për të tjerët, që u përpoqën t’i prishin ato, qoftë edhe duke i përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin.

Ata që kishin në dorë të gjitha hallkat e procesit nuk lanë gjë pa bërë që të na e vështirësonin rrugën dhe të na dëmtonin. Për ta ne ishim ferrë nëpër këmbë, që nga dita e parë e fushatës, e deri në numërimin e votës së fundit. Ndërsa të tjerët ,nxorën ushtrinë e vet në çdo qendër votimi që të përgjonin cilindo opozitar që do t’i “tradhtonte”, duke shkuar për të votuar kundër Edi Ramës pa lejen e tyre.

Një Zot e di se ku e gjenin fuqinë për kaq shumë energjinë negative! Qeveria, e cila duhet të ishte interesuar që procesin ta vëzhgonin të vetmit sy opozitarë në garë, të vetmin hall kishte që ne të mos ishim fare aty. Kurse ata të tjerët, sikur atë forcë që përdorën për të rrethuar qerndrat e votimit ta kishin shfrytëzuar kundër saj në zgjedhje, me siguri që do t’i kishin hapur shumë më tepër punë qeverisë.

Por, ndërkohë, ne jemi plotësisht të bindur se kemi marrë vendimin e duhur. Edhe një mijë herë të ktheheshim prapa, do të kishim bërë po të njëjën gjë. Sepse zgjedhjet janë i vetmi instrument për të ndryshuar qeverisjen në një vend demokratik, sado problematike që ato të jenë. Dhe zgjedhjet e 30 qershorit ishin të tilla, kryesisht për shkak të bojkotit, por edhe të papërgjegjshmërisë së afyre që kontrollonin dhe numëronin çdo votë.

Ndaj mirënjohje për të gjithë ata shqiptarë, që në kushte krejtësisht të pafavorshme dhe në një klimë tensioni, kur të gjithë partitë me pushtet i kishim qartësisht kundër, zgjodhën të dalin dhe të votojnë për BINDJEN DEMOKRATIKE!

Faleminderit shumë të gjithë kandidatëve për kryetarë dhe për këshilltarë bashkie, që na përfaqësuan me dinjitet, kudo ku ata konkurruan! Falë tyre ne kemi sot një rezultat relativisht të mirë, me gjithë trysninë e madhe gjatë fushatës dhe deformimet gjatë procesit të votimit dhe të numërimit.

Në këtë fushatë të vështirë dhe krejtëisht të pabarabartë ne u futëm mes daulleve të një feste imagjinare, nga njëra anë, dhe kapsollave të një revolucioni të rremë, nga ana tjetër, duke shlyer detyrimin tonë, si një forcë politike e përgjegjshme dhe serioze.Të cilin do ta përsëritim sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri dhe kurdo që ato të mbahen.

3- Por tani që rreziku i një konflikti civil ka kaluar, është koha për një reflektim të thellë të të gjithëve. Shqipëria duhet të ndahet sa më shpejt të jetë e mundur nga ky sistem i degraduar politik, i cili prodhon kriza dhe konflikt.

Ne mendojmë se vendi ka nevojë për një ujdi të madhe dhe për një kontratë të re sociale, e cila duhet të nisë me rrëzimin e kryetarokracisë, si arsyeja kryesore që ka sjellë korrupsionin, abuzimin e pushtetin, lidhjet e politikës me krimin dhe pabarazinë në këto nivele të frikshme për një vend demokratik.

Me pak fjalë, ne na duhet një reformë kushtetuese, e cila duhet të zhbëjë menjëherë ndryshimet e 2008-ës, duke çliruar listat e deputetëve dhe e çdo niveli tjetër përfaqësimi nga humori dhe interesi i kryetarit të partisë dhe duke e zhveshur kryeministrin nga pothujase pathyeshmëria e tij në parlament.

Këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit, që organizohen dhe numurohen nga militantë fanatikë të partive, të cilët janë shndërruar në profesionistë të vjedhjes së votës. Jemi të bindur se edhe vetë partitë, që kanë përfituar deri më sot, do të çlirohen shumë kur një ditë do të shpëtojnë prej tyre.

BINDJA DEMOKRATIKE i qëndron fort idesë se vijimi dhe aplikimi i reformës në drejtësi është një prioritet kombëtar, i cili nuk duhet të ndryshojë, pavarësisht vështirësive dhe deformimeve të qëllimshme ose jo të saj. Sepse ne kemi bindjen se pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë është thelbi i shumë plagëve dhe fenomeneve negative të tranzicionit tonë të gjatë dhe se vetëm ndërprerja e kësaj pabarazie fyese të shqiptarëve para ligjit mund të sjellë efekte të shpejta për shoqërinë dhe shtetin e së drejtës në këtë vend.

BINDJA DEMOKRATIKE fton për reflektim dhe reagim të shpejtë të gjitha forcat politike të vendit, por sidomos humbësit, që po brohorasin për fitore, duke i konsideruar ata si përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje dëshpëruese të demokracisë në Shqipëri.

Për sa na takon, jemi të gatshëm, kurdo që të na kërkohet, për të dhënë kontributin tonë modest në funksion të kësaj nevoje të fortë kombëtare, që i kapërcen shumë interesat e ngushta të partive.

Tags: 30 qershoriastrit patozipartitezgjedhjet lokale

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”
Aktualitet

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

20:18 | 06/09/2025
Next Post
“Sillet si mbret, por është në prag të burgut”, akuza e fortë e Ngjelës ndaj Metës

“Sillet si mbret, por është në prag të burgut”, akuza e fortë e Ngjelës ndaj Metës

A do largohet nga posti?/ Ademi i shmanget pyetjes: Do të shohim…

A do largohet nga posti?/ Ademi i shmanget pyetjes: Do të shohim...

Meta nxori SMS e Ramës, ish-ministri plas ‘bombën’

Meta nxori SMS e Ramës, ish-ministri plas ‘bombën’

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com