Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Pas famës te “Gladiatori”, Al-Kaeda synoi të rrëmbente aktorin Rasëll Krou

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Pas famës te “Gladiatori”, Al-Kaeda synoi të rrëmbente aktorin Rasëll Krou

Aktori i famshëm autralian Rasëll Krou, arriti kulmin e karrierës së tij në vitin 2001. Kur filmi në të cilin ai ishte protagonisi kryesor “Gladiatori”, fitoi disa çmime Oskar. Përfshi atë të aktorit më të mirë kryesor. Efektet speciale, skenat masive, kolona zanore e mrekullueshme por edhe interpretimi brilant; e renditën atë film në majat e klasifikimit në kinematë e gjithë botës.

Por fama e Krou, tërhoqi jo vetëm kritikët dhe artdashësit e kinemasë, por edhe krye terroristin Osama Bin Laden. Pak para sulmeve të 11 Shtatorit 2001, kreu i Al-Kaedës kishte planifikuar rrëmbimin e tij. Me synim “destabilizimin kulturor të SHBA-së”. Ose të paktën kështu besonte Byroja Federale e Hetimeve, FBI.

Në atë kohë, aktori i njohur i Hollivudit nuk kishte dëgjuar kurrë për Al-Kaidën, apo për udhëheqësin e saj karizmatik. Por, siç duket Osama bin Ladeni dinte gjithçka rreth Rasëll Krou. Sipas dëshmive të kohës, FBI ishte kaq shumë e shqetësuar për sigurinë e tij. Saqë e vuri në një mbrojtje speciale për 4 vitet e ardhshme.

Natyrisht plani për “destabilizimin kulturor” të Amerikës, mendohej se përfshinte marrjen peng edhe të aktorëve të tjerë të njohur. Por FBI ka qenë shumë e rezervuar mbi këtë çështje, dhe nuk ka dhënë asnjëherë detaje. Pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme të medias .

Për shkak të kërcënimit terrorist, aktori australian pati një siguri të përforcuar gjatë xhirimit të 2 filmave. “Një mendje e bukur”, dhe “Mjeshtri dhe komandanti”. Në një interviste thënë për britaniken “The Guardian” në vitin 2005, aktori kujton se ajo periudhë e stresoi jo pak. Duke e dëmtuar imazhin e tij.

“Unë nuk e di ende sot e kësaj dite, se çfarë ishte ajo histori. Gjithçka që di, është se një ditë mbërrita në hotelin tim në Los Anxhelos, ashtu siç kisha bërë shumë herë të tjera. Dikush trokiti në derë, unë e hapa dhe një ekip agjentësh të FBI-së hynë brenda. Kjo pasi donin të bisedonin me mua.

Më pas, për gati 2 vjet, ata ishin gjithmonë përreth meje. Mbaj mend që shkoja në ceremoninë e përvitshme të ‘Golden Globe” dhe kisha 16 truproja rrotull meje. Dhe as që e di arsyen. Ata nuk më jepnin mua asnjë detaj. Dhe sigurisht, njerëzit çuditeshin me atë që shihnin. Pastaj një ditë ata u larguan”.

Krou e pranoi se gjatë bisedës me agjentët e FBI-së, dëgjoi për herë të parë për Al-Kaidën. Byroja Federale, ishte bazuar në disa regjistrime të marra nga një polic francez në Libi nga disa persona të dyshuar si terroristë.

Por në vitin 2005, aktori i njohur tha se FBI nisi të dyshojë. Sepse “kërcënimi ndoshta ose ishte mbivlerësuar dhe më pas ata filluan të vinin në dyshim burimet e tyre”. Edhe shumë ekspertë besojnë tani në retrospektivë, se kërcënimi ndoshta ishte keqkuptuar.

Në fakt, nuk ka qenë hera e parë që Bin Laden ka qenë i fiksuar pas personazheve të famshëm të shoubizit perëndimor. Gjatë viteve 1990, thuhet se krye terroristi arab, iu vardis për disa kohë yllit të muzikës botërore, Uitni Hjuston. Duke ëndërruar që të martohej me të, edhe pse ata nuk ishin takuar ndonjëherë bashkë.

Ish e dashura e tij, Kola Buf dëshmon në librin e saj, se në atë kohë Bin Laden, bënte një jetë të shfrenuar mes seksit, drogës. Dhe vallëzonte vazhdimisht nën ritmet e muzikës perëndimore. Sheiku e cilësonte Uitnin si gruan më të bukur, që ai kishte parë ndonjëherë.

Ai ishte kaq shumë i fiksuar pas saj, sa që mendonte se ajo i përkiste besimit islam. Të cilin e kishte lënë pas dore nën ndikimin e kulturës amerikane dhe bashkëshortit të saj, Bobi Braun. Sipas Buf, Bin Laden shprehej vazhdimisht se një ditë do të shkonte enkas në SHBA. Dhe do përpiqej të organizonte një takim me Uitnin.

Madje ai kishte planifikuar edhe vrasjen e bashkëshortit të këngëtares, që ajo të ishte e lirë të martohej me të. Bin Laden ishte kaq i marrosur pas këngëtares amerikane, saqë edhe gratë e tij i urdhëronte të stilonin flokët si Hjuston. Në rast se këngëtarja pranonte të martohej me të, ai kishte menduar t’i dhuronte një rezidencë që zotëronte në periferi të Kartumit në Sudan./ TIRANA TODAY

 

Tags: Aktori i famshëmGladiatoriosama bin ladenRussell Crowe

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Next Post
Irma Libohova: Gjithë jetën kam marrë çmime të dyta e të treta

Irma Libohova: Gjithë jetën kam marrë çmime të dyta e të treta

Ambasadori rus: Kosova duhet të jetë në fokus kryesor të Këshillit të Sigurimit

Ambasadori rus: Kosova duhet të jetë në fokus kryesor të Këshillit të Sigurimit

Rama i prerë: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit në BE

Rama i prerë: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit në BE







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com