Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për shtetasen Fiqerete Lala.
Sipas “BalkanWeb”, viktima ndërroi jetë pas drekës së varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj.
Fiqerete Lala është nusja e djalit të madh të familjes Lala, e cila humbi tetë anëtarë të familjes së saj nën rrënoja.
Mësohet se 64-vjeçarja nuk jetonte në banesën e shembur nga tërmeti në Durrës. Por kur u njoftua për lajmin e tmerrshëm, e moshuara pësoi infarkt nga dhimbja e madhe.
U nxorën të pajetë, 8 anëtarë të familjes Lala përcillen për në banesën e fundit