Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Partner, kundërshtar, rival – Si të veprohet me Kinën

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Partner, kundërshtar, rival – Si të veprohet me Kinën

Vetëm virtualisht, një ditë: Samiti i BE-së me Kinën duhej të ishte pika kulmore e presidencës gjermane. Tani Evropa kërkon pozicionin e saj mes Uashingtonit e Pekinit, të drejtave të njeriut e lidhjeve të biznesit.

Fillimisht samiti ishte planifikuar për 3 ditë dhe Lajpcigu do ishte në qendër të vëmendjes botërore. Samiti BE-Kinë nga 13 shtatori deri në 15 shtator do të duhej të ishte pika kulmore e presidencës gjermane me kancelaren Merkel si mikpritëse. Tani do të vijnë më shumë demonstrues. Samiti zhvillohet virtualisht, i shkurtuar me një ditë. Të hënën (14. 9.) me kreun e shtetit kinez dhe të partisë komuniste Xi Jinping do të bisedojnë virtualisht president i Këshillit të BE, Charles Michel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelarja Merkel si presidente e radhës. Kur në qershor Berlini e anuloi samitin e madh, u përmend pandemia e Coronës si arsye.

Por zvogëlimi i takimit lidhet edhe me klimën politike. Imazhi i Kinës në Europë këto muaj ka pësuar goditje të forta: shtypja e ujgurëve, procedimi i ashpër në Hong Kong sollën protesta edhe nga parlamentet europiane. Lucrezia Poggetti, eksperte për marrëdhëniet e Kinës dhe BE në institutin e Berlinit, Merics, kujton edhe pakënaqësinë për veprimin jotransparent të Kinës në pandeminë e Coronës, ose të ashtuquajturën diplomacinë e maskës. “Kjo u pa si fushatë e paturpshme reklamimi për vendin, kur në shumë raste Kina eksportin e ndihmave mjekësore e etiketoi si ndihma humanitare.”

Rivali sistemor – Kinë

Në Evropë po ndryshon qëndrimi në marrëdhëniet me Kinën. Politika e jashtme gjithnjë e më agresive e Kinës, shtypja gjithnjë e më e madhe e lirisë së mendimit e të drejtave të njeriut brenda vendit u reflektuan zyrtarisht në mars 2019 në BE. Komisioni Europian në Bruksel paraqiti për herë të parë një strategji ndaj Kinës. Që në faqen e parë aty thuhet: Kina për Europën nuk është vetëm partner në luftë kundër ndryshimit të klimës; nuk është vetëm konkurrente në ekonomi. Kina identifikohet si “rivale sistemi”, që nxit “modele qeverisjeje alternative”. Që do të thotë: Pekini përpiqet që të themelojë në botë një sistem autokratik sundues si kundërmodel ndaj demokracisë të formës europiane.

I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Joseph Borell e theksoi në një intervistë me revistën franceze Journal Le Dimanche në maj, ku erdhi në përfundimin, se Europa në marrëdhëniet me Kinën ka qenë “disi naive”, por tani po ndjek një strategji më realiste. Me këtë strategji ka ndryshuar edhe retorika e Brukselit. Kjo kuptohet edhe në deklaratën për shtyp të Charles Michel dhe Ursula von der Leyen pas samitit me video në qershor me kryeministrin kinez, Li Keqiang. Michel bën fjalë për varësi të dyanshme në ekonomi, për nevojën e bashkëpunimit në ndryshimin e klimës e luftimin e pandemisë, por pastaj pason se “ne duhet të pranojmë, se nuk ndajmë të njëjtat vlera, sistem politike apo qëndrime ndaj multilateralizmit. Ne do angazhohemi me vështrim të qartë e vetëbesim që të mbrojmë energjikisht interesat e BE dhe vlerat tona.”

Ngec marrëveshja për investimet

Rregulla dhe reciprocitet do të duhet të sjellë „marrëveshja e përgjithshme e investimeve”, CAI. Prej gjashtë vitesh negociohet për të. Më shumë qasje në treg, kushte konkurrence të ndershme dhe mbrojtje e klimës. Por për një ujdi, sipas Kinës duhet të lëvizë më shumë pala europiane. „Por pala europiane e ka bërë shumë të qartë, se nuk mund të pikëtakohen në mes”, thotë Jörg Wuttke, presidenti i Dhomës së Tregtisë së BE me Kinën. Sepse firmat kineze gjejnë ndërkohë në Europë tregje të hapura dhe kushte të ndershme konkurrence. Ndryshe është gjendja për firmat europiane. E ka radhën Pekini „të mbyllë boshllëqet”, thotë Wuttke. Por ai nuk është optimist.

Ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi në një vizitë në dhjetorin e vitit të kaluar, kishte theksuar, se Europa ndodhet shumë lart në axhendën diplomatike të Kinës për vitin 2020. Për Yi marrvëeshja për investimet është projekti më i rëndësishëm i politikës ekonomike të Kinës. Megjithatë Reinhard Bütikofer, eurodeputet i Të Gjelbërve në Parlamentin Europian dhe drejtues i delegacionit për marrëdhëniet me Kinën shprehet, se nuk ka asnjë përparim në frontet kryesore.

Vizitë kundër Kinës

Para dy javësh Vang Yi ishte për vizitë sërish në Europë. Para samitit të së hënës dhe pas vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo në disa kryeqytete të Europës Qendrore e Juglindore. Revista gjermane Spiegel e cilësoi këtë tur si „vizitë anti-Kinë”. Nga ana e saj qeveria kineze kërkon të pengojë krijimin e një fronti transatlantik, është e bindur ekspertja e institutit, Merics, Poggeti. „Qeveria kineze e sheh me shqetësim nënshkrimin e një deklarate qëllimore për rrjetin 5G gjatë vizitës së Pompeos në disa vende europianolindore dhe juglindore. Kjo bëhet pas njoftimit të Britanisë së Madhe e Francës që të largojë deri në vitin 2027 e 2028 pajisjet e prodhuesit të telekomunikacionit Huavei. Deri më tani Europa nuk ka një qëndrim të njësuar ndaj Huaveit.

Vizita e parë e ministrit të Jashtëm kinez në kohën e pandemisë, Vang Yi në Europë u pa si një përpjekje për të lënë përshtypje të mirë në Europë, por vetëdijësimi i ri i BE ndaj Kinës e bëri këtë pritje më të ftohtë se e mendonte ndoshta Kina. Edhe në Berlin, ministri i Jashtëm, Heiko Maas tha fjalë të qarta. Ai kërkoi tërheqjen e ligjit për sigurinë kombëtare, me të cilin praktikisht merr fund pavarësia e Hong Kongut. Për ujgurët, Maas kërkoi një mision vëzhgues të OKB-së.

Berlini publikoi në të njëjtën kohë edhe një „Strategji për Indo-Paqësorin”, që kuptohet si një përpjekje e Gjermanisë për t‘i parë të diversifikuara marrëdhëniet gjermane me Azinë. Gjermania kërkon të zgjerojë lidhjet e saj e të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të tjera për të zvogëluar varësinë e ndjeshme ekonomike ndaj Pekinit. Në prezantimin e kësaj strategjie, Maas tha se „ne forcojmë me këtë qëndrimin për një botë multipolare, në të cilën asnjë vend nuk duhet të vendosë mes poleve të pushtetit.” Kuptohet se për kë e ka fjalën Maas. SHBA dhe Kinën. Konflikti mes këtyre vendeve do të ndjehet edhe në samitin virtual./DW

Tags: kinakundershtarpartnerrivalveprohet

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Pamjet e frikshme/ Ankaraja goditet nga një stuhi rëre

Pamjet e frikshme/ Ankaraja goditet nga një stuhi rëre

Kthimi i anijes “Oruc Reis” në Antalia/ Reagon Mitsotakis

Kthimi i anijes “Oruc Reis” në Antalia/ Reagon Mitsotakis

Kosovë/ Dyfishohet numri i viktimave nga virusi gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë/ Dyfishohet numri i viktimave nga virusi gjatë 24 orëve të fundit







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com