Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Partizani i Beogradit fjalë prekëse për Fadil Vokrrin, ja si reagojnë serbët

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Partizani i Beogradit fjalë prekëse për Fadil Vokrrin, ja si reagojnë serbët

Ndarja nga jeta e presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri ka tronditur mbarë opinionin sportiv. Të gjithë që e njihnin legjendën e futbollist kosovar kanë shkruar në nderim të tij dhe nuk mund të mungonte ekipi serb i Partizanit të Beogradit. Me këta të fundit Vokrri ka luajtur 3 sezone, ku në 107 ndeshje ka shënuar plot 47 gola dhe ka fituar disa trofe të rëndësishëm.Ndarja nga jeta e tij, ka prekur klubin serb, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Vokrrin, duke bërë edhe një përmbledhje të karrierës së tij. Ajo që bie në sy më shumë janë komentet pozitive të tifozëve serbë në drejtim të Vokrrit, të cilët e konsiderojnë një legjendë duke i bërë vlerësimet mbi atë që dha në futboll dhe jo mbi origjinën e tij.

“Sot, në moshën 57-vjeçare, është ndarë nga jeta për shkak të një ataku kardiak, ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit dhe kombëtares së ish-Jugosllavisë. Ai ka lindur më 23 qershor, 1960 në Podujevë.Vokrri e nisi karrierën si futbollist në Podujevë dhe në vitin 1980, ai kaloi te Prishtina ku luajti për 6 sezone. Për Partizanin, Vokrri luajti në vitet 1986-1989, duke zhvilluar 107 ndeshje dhe shënuar 47 gola. Ai ka fituar titullin kampion në sezonin 86-87’. Më pas luajti me Fenerbahçen dhe karrierën e përfundoi në Francë.

Tifozët e partizanit nuk kishin rezerva, sepse ai ishte një futboll i nivelit të lartë, një luftëtar pa kompromis në fushë dhe cilësitë e tij njerëzore lanë një gjurmë të thellë për Partizanin. Fadil, prehu në paqe dhe lëre lavdinë tënde të vlerësohet dhe të faleminderit”, shkruhej mes të tjerash në postim.Klubi i Partizanit ka cituar edhe një prononcim, të cilin Vokrri e ka dhënë ku ka vlerësuar maksimalisht klubin serb dhe tifozerinë e tij. “Janë tre vitet më të mira të karrierës sime. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’i harroj ata. I kam uruar Partizanit gjithë të mirat. Kam menduar për Partizanin që para se të vija në Beograd dhe kujtimet atje i kisha më të mira nga sa i kisha menduar”, shprehej Vokrri.

Tags: Fadil VokrrinfjalëPartizani i Beograditprekësereagojneserbet

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Sulm terrorist ndaj KFOR-it, arrestohen dy shtetas në Kosovë

Sulm terrorist ndaj KFOR-it, arrestohen dy shtetas në Kosovë

“Leo Messi është 50 për qind e kombëtares së Argjentinës”

“Leo Messi është 50 për qind e kombëtares së Argjentinës”

Francezi që “shkarravit” muret e Tiranës

Francezi që “shkarravit” muret e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com