Futboll

Partizani feston sot ditëlindjen e themelimit


               Publikuar në : 16:59 - 04/02/20 B H

Klubi i Partizanit feston ditën e sotme 74-vjetorin e krijimit.

Krijimi i kësaj skuadre erdhi fill pas çlirimit të Shqipërisë më 4 shkurt të vitit 1946. Bazë për krijimin e “demave” ishin të rinjtë partizanë të divizioneve, brigadave të ushtrisë nacionalçlirimtare.

Partizani do të zhvillonte takimin e parë miqësor më 13 janar të vitit 1946, ndaj kampiones së vendit në fuqi, Vllaznisë së Shkodrës. Takimi u luajt në Tiranë dhe përfundoi 0-0.

Ndërsa në 7 prill 1946, në takimin kundër “17 Nëntorit” të Tiranës, klubi i cili deri në atë kohë njihej me emrin “Ushtria” , vendosi emrin “Partizani” për herë të parë në bluzat e tyre. Takimin e fitoi ekipi i “Partizanit” me rezultatin 2-0.

Ndërsa në vitin 1947 Partizani mori pjesë për herë të parë në një kampionat, duke mposhtur rivalët e kryeqytetit, Tiranën, me rezultatin 4-2. Rezultati më fenomenal i kësaj skuadre mbetet ai i gushtit të vitit 1947, kur të kuqtë shkatërruan 8-0 ekipin bardheblu.

Partizani u shpall kampion për herë të parë në vitin 1947, ndërsa hera e fundit ishte pikërisht sezonin e shkuar, në vitin 2019. Skuadra e kuqe është fituese e 15 Kupave të Republikës, 3 Superkupa Shqipërie dhe dy medalje ari në Lajpcig dhe Hanoi.

Ky klub është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar (Kupën e Ballkanit në vitin 1970, ndaj Beore Stara Zagora). Disa nga rezultatet historike të arritura ndaj ekipeve të huaja në Kupat e Evropës janë këto:

Champions

Partizani-Austria Viena 1-0 (1981)

Partizani-Celtic 1-0 (1979)

Partizani-Koln 0-0 (1964)

Ferencvaros-Partizani 1-1 (2016)

Intertoto

Partizani-Maçabi Netanya 2-0 (2003)

Kupa e Kupave

Partizani-Feyenoord 0-0 (1991)

Partizani-Malmo 0-0 (1980)

Partizani-Atvidabergs 2-0 (1970)

Partizani-Torino 1-0 (1968)


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT