Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Partitokracia pa parti

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
As hapje as mbyllje, hapje e sigurtë

Nga: Ervis Iljazaj

Padyshim që sistemi zgjedhor kaq shumë i përfolur ditët e fundit është shumë i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë, rritjen e garës politike dhe ushtrimin e sovranitetit. Por ka një element që është po kaq i rëndësishëm për të cilin flitet pak ose apsak. Është funksionimi i partive politike.

Nëse duam vërtet një sistem demokratik dhe funksional për vendit tonë, nuk duhet të rreshtim asnjëherë duke folur për organizimin dhe funksionimin e partive politike. Nuk ka rëndësi nëse i përkasim një ideologjie apo tjetër. Funksionimi i tyre në mënyrë demokratike, siç e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë, duhet të na shqetësojë të gjithëve, pa dallim bindjesh politike.

Kushtetuta e Shqipërisë iu njeh të drejtën qytetarëve të bashkohen në organizata partiake të cilat duhet të organizohen sipas parimeve demokratike dhe të konkurrojnë midis tyre po në mënyrë demokratike, për të përcaktuar politikat kombëtare.

Që nga viti 1998, kur hyri në fuqi Kushtetuta e parë e Republikës së Shqipërisë, partitë politike kanë qenë, praktikisht, protagonistet kryesore të politikës kombëtare, e cila është përcaktuar ekskluzivisht nga ato, në Parlament, në Qeveri, në administratën publike, në ekonomi, në informacion dhe në kulturë. Në këtë kuptim, sot Shqipëria gjendet në një regjim partitokratik. Mirëpo, problemi është se është një regjim partitokratik pa parti, ashtu sikurse ato duhet të jenë në konceptimin e rolit kushtetutes që kanë.

Mbas reformës në drejtësi, për të cilën shumë njerëz janë skeptikë nëse do të sjellë efektet e dëshiruara apo jo, pasi është e votuar nga një Parlament i përfolur për moralitetin e tij, radha për t’u reformuar është pikërisht e partive politike, për disa arsye thelbësore.

Pikë së pari, partitë politike përcaktojnë politikat kombëtare. Prandaj është absurde që mos të ketë asnjë mekanizëm kontrollues mbi funksionimin dhe organizimin e tyre, mungesa e së cilës ka sjellë një personalizim të politikës duke krijuar klientelizma ekonomikë dhe trafiqe politike, që rëndojnë në mirëqenien e shoqërisë shqiptare akoma dhe sot e kësaj dite.

Pikë së dyti, të gjitha pushtetet e tjera të organizimit shtetëror burojnë po nga ato. Mund të flasim sa të duam për pavarësinë e pushtetit gjyqësor apo pushteteve të tjera. Kam përshtypjen, shpresojë shumë të gabojë, se edhe reforma në drejtësi nuk do të sjelli efektet e dëshiruara nëse fillimisht nuk do të zgjidhim çështjen e funksionimit të partive politike. Po të shikojmë me kujdes, të gjitha funksionet e tjera shtetërore burojnë nga Parlamenti. Një institucion i cili kontrollohet nga partitë politike, nëse marrim në konsideratë edhe sistemin zgjedhor aktual ku Kryetari i partisë, praktikisht emëron deputet sipas orekseve të tij, kuptohet fare mirë që demokracia brenda tyre është kusht thelbësor për funksionimin e të gjithë rendit kushtetues dhe demokratik në vend.

Pikë së treti, në shoqëritë e masave dhe komplekse që jetojmë sot, demokracia direkte, pra ku çdo gjë vendoset nga populli, siç e ka pasur edhe kuptimin në gjenezën e saj kjo fjalë, nuk është e mundur. Në këtë mënyrë partitë politike edhe pse sot shoqëria ka forma të tjera për organizimin dhe përfaqësimin e interesave të tyre, ngelen një instrument i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë. Mund t’i kritikojmë pa fund, por nuk mund të bëjmë dot pa to. Historia ka treguar se të gjithë ata që kanë konsideruar partitë politike si e keqja më e madhe e një vendi, kanë përfunduar në diktaturë. Të gjithë diktatorët, gjëja e parë që kanë bërë, është eliminimi i partive politike. Andaj, ato janë të domosdoshme, ose më saktë, të pazëvendësueshme në demokracitë përfaqësuese që njohim sot.

Për të gjitha këto arsye, nuk mund t’i shmangemi diskutimit mbi gjendjen e funksionimit dhe organizimit të tyre. Është absurd fakti, që ato, kanë misione publike dhe aktualisht funksionojnë si shoqata private. Andaj, çdo diskutim mbi gjendjen e demokracisë sot në Shqipëri, nuk ka asnjë kuptim nëse nuk do t’ia fillojmë nga këtu.

Ajo që sot duhet në Shqipëri, është një ligj organik për këto organizata, i cili të rregullojë në mënyrë të rreptë organizimin dhe funksionimin e tyre. Një ligj i cili të disiplinojë çdo aspekt të jetës së brendshme të tyre. Sepse autonomia statutore e çdo partie nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa principet kushtetuese që janë të përcaktuara qartë.

Modelet nuk mungojnë. Mjafton të shohim ligjin organik të partive politike në Gjermani dhe do të kuptojmë se si këto të fundit mund të kthehen të institucionalizuara dhe publike. Ky ligj, shkon deri atje sa i imponon partive mënyrën se si ato duhet të përzgjedhin kandidatët për çdo funksion. Mbi përmbajtjen e ligjit mund të diskutohet, por ajo që nuk vihet në diskutim, është domosdoshmëria urgjente e një të tilli. Shqetësimi i vetëm në këtë rast është se këtë ligj do të duhen ta votojnë po këto parti.

Pyetja që ngrihet është kjo: A mund të vetërregullohen të ç’rregulltit?! /Gazeta Liberale

Tags: demokraciaervis iljazajPartitë Politikeshqiperia

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Besimi në ekonomi nga bizneset dhe konsumatorët bie në nivele minimale historike

Besimi në ekonomi nga bizneset dhe konsumatorët bie në nivele minimale historike

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Hapja e transportit publik, “rekomandimi urgjent” i ekspertit të ISHP-së

Hapja e transportit publik, “rekomandimi urgjent” i ekspertit të ISHP-së







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com