Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Partia Komuniste Kineze është ende e fortë, por e ardhmja nuk është e sigurt

4 vjet ago
in Bota
Partia Komuniste Kineze është ende e fortë, por e ardhmja nuk është e sigurt

ap/ lapresse

Nga Erminia Voccia “Linkiesta”

1 korriku shënoi 100-vjetorin e Partisë Komuniste Kineze, e cila mban monopolin e pushtetit në Kinë, që kur trupat e Mao Ce Dunit mundën nacionalistët në vitin 1949. Kjo parti ka më shumë se 90 milionë anëtarë në vend, dhe përgjatë dekadave ka treguar këmbëngulje dhe përshtatshmëri të madhe.

Ajo i ka mbijetuar ngjarjeve të ndryshme historike që fare mirë mund ta kishin fundosur,  duke fajësuar shpesh paaftësinë e individëve për gabimet e saj. Por sot, PKK ka sfida të reja përpara. Presidenti kinez Xi Jinping është anëtari më i famshëm i PKK.

Po qytetarët kinezë përballen me partinë në nivelin lokal, në qytete dhe fshatra të mëdha e të vogla. Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare analizoi rastin e Niangziguan, një qytet me një popullsi 11.446 banorë, në jugperëndim të Pekinit dhe midis provincave Shanxi dhe Hebei.

Ndërsa synimi i arritjes së “rinovimit kombëtar” përfshin nivelet e sipërme, janë problemet praktike ato që dominojnë përpjekjet e autoriteteve lokale. Parandalimi dhe zgjidhja e çështjeve që paraqesin rreziqet më të mëdha si kërcënimi nga terrorizmi, depërtimi i separatistëve tibetianë, format e ndryshme të spiunazhit, janë thelbësore për arritjen e objektivave politikë të PKK-së në një nivel më të gjerë.

Duke pasur parasysh kufizimet e vendosura ndaj qytetarëve kinezë mbi lirinë e shprehjes, mbështetja për partinë në mesin e popullatës duket se është rritur. Kjo shpjegohet nga një studim i korrikut 2020 nga Shkolla Harvard Kennedy, sipas të cilit kjo po ndodh për shkak të përmirësimit të cilësisë së jetës të arritur në Kinë në dekadat e fundit.

Për kinezët është gati e natyrshme të ndjehen krenarë për arritjet e tyre në një kohë kaq të shkurtër, vazhdon analiza, pas dekadave të trajtimit si “vëllai i vogël” i Shteteve të Bashkuara.

Suksesi në kontrollimin e pandemisë së Covid-19, e ka rritur mbështetjen për regjimin kinez, ndërsa propaganda është përpjekur të forcojë në mënyrë të qëndrueshme idenë se jeta në Kinë ishte më e mirë se sa në pjesën tjetër të botës.

Republika Popullore iu përgjigj më herët dhe më mirë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Sipas raportit, qytetarët kinezë kanë qenë të kënaqur me qeverinë që nga viti 2003, që kur edhe filloi studimi. Por kjo kënaqësi duket se lidhet me shkallën e mirëqenies materiale,ndaj mund të rrezikohet nëse përkeqësohen kushtet e jetesës përballë ngadalësimit ekonomik.

Për momentin, pushteti i PKK nuk duket të jetë i kërcënuar, por konsensusi nuk mund të merret si i mirëqenë. Suksesi ekonomik është një thikë me dy presa, pasi nëse nga njëra anë garanton një shkallë të caktuar të rendit social, nga ana tjetër përmirësimi progresiv i standardeve të jetesës presupozon që procesi duhet të mos ndalet. Prandaj, qytetarët presin gjithnjë e më shumë, dhe tradhtia ndaj tyre mund të ketë një kosto.

Edhe suksesi i dëshmuar në kontrollimin e përhapjes së virusit, mund të jetë gjithashtu jetëshkurtër. Mungesa e transparencës së Pekinit në sigurimin e informacionit mbi origjinën e pandemisë, ka nxitur dyshimet për një fshehje fillestare të emergjencës shëndetësore.

Të dhënat nga një hulumtim i Statista në janar 2021, tregojnë një rënie të besimit të qytetarëve kinezë tek qeveria komuniste, ndoshta për shkak të trajtimit të pandemisë nga Pekini. Gati 82 për qind e të anketuarve, thanë se i besojnë qeverisë kineze, një numër i

Lartë, por gjithsesi dukshëm më i ulët se sa në vitin 2019, kur niveli i besimit ishte 90 për qind.

Por problemi i vërtetë për PKK mund të jetë një tjetër. Ai që e ka mbajtur partinë të zënë për më shumë se 70 vjet: Tajvani. Pekini e konsideron ishullin një territor që do të rikthehet nën kontrollin e tij me çdo mënyrë të mundshme.

Për këtë çështje është folur gjithmonë, por prej disa javësh kjo ka ndodhur me një shqetësim më të madh përballë inkursioneve gjithnjë e më serioze kineze në hapësirën ajrore të ishullit. Mbi këtë temë kanë reflektuar edhe analistët e think-tankut amerikan “Atlantic Council”.

Nëse për shembull do të dështonte një sulm i mundshëm ndaj Tajvanit, PKK do të paguante jo pak në aspektin e prestigjit, pasi ajo e ka shndërruar aneksimin e ishullit në çështje thelbësore në axhendën politike dhe gjeopolitike të presidentit Xi Jingping. Po kështu, kostoja ekonomike e një përpjekje të dështuar të aneksimit, mund të dëmtojë gjithashtu reputacionin e Partisë Komuniste Kineze.

burimi:https://www.linkiesta.it/2021/07/cina-partito-comunista-xi-jinping-centenario

Përshtatur për Tirana Today

Tags: kinapartia komunisteTajvani

TË LIDHURA

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

22:48 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale
Bota

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë
Bota

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Next Post
Romë/ Sot dita e Murinjos, “Speciali” ka prekur tokën italiane

Romë/ Sot dita e Murinjos, "Speciali" ka prekur tokën italiane

Formacionet/Gjermania luan me “zjarrin”, Low ndryshon shumë

Gjermani/ Toni Kros tërhiqet nga kombëtarja me këtë letër drejtuar fansave

Ra brenda tenxheres me supë të nxehtë, humb jetën kuzhinieri







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com