Një 25-vjeçar me profesion kuzhinier ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në një kazan të madh me supë të nxehtë pule. Issa Ismail, 25 vjeç, po bënte supë për një dasmë në Sallën Hazel në Zakho, një rreth verior i Irakut, më 15 qershor kur ai rrëshqiti dhe ra në tenxhere, raporton The Independent.
Ai është transportuar me urgjencë në spital për mjekim, pasi kishte pësuar djegie të shkallës së tretë në 70 përqind të trupit të tij. Për fat të keq, i riu nuk ia doli dot mbanë ndërsa ndërroi jetë 5 ditë pas incidentit.
Babai i tre fëmijëve kishte qenë kuzhinier që kur ishte adoleshent, sipas mediave lokale. Issa Ismail gatuante në dasma, ceremoni dhe ngjarje të tjera, tha një i afërm.
Burimi i lajmit: perthnow. Përshtati Tirana Today