Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka deklaruar se është ftuar nga themeluesit e partisë “Bindja Demokratike”, për të qenë pjesë e saj, pasi thekson se ishte pro mos-bojkotimit të zgjedhjeve.
E ftuar në emisionin “Përballë”, Hajdari mohon të ketë luajtur ndonjë rol në krijimin e kësaj partie.
“Kam folur hapur me krijuesit, por nuk kam pasur asnjë lloj roli në krijimin e kësaj partie. Lajmet dolën se unë isha shprehur hapur, isha pro mos bojkotimit të zgjedhjeve. Isha pro dhe të formimit të një forumi politik që do përfaqësonin demokratët. PD dhe partitë e tjera kanë zgjedhur një mëyrë anti-kushtetuese dhe jo të përshtatshme të një vendi që kërkon të futet në BE”, tha Rudina Hajdari.
Më tej, deputetja shprehet se prioriteti kryesor i saj do jetë grupi parlamentar demokrat. “Cdo gjë tjetër e shikoj pak të vështirë nuk dua që gjerat të ndodhin shpejt, duhet të jemi të matur. Nuk kam pasur asnjë rol në këtë parti politike”
Sa i përket fotografisë që qarkulloi disa ditë më parë në media me Astrit Patozin, Hajdari tha se ishte bërë shumë kohë më parë dhe jo gjatë ditëve të fundit.