Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Partia e Berishës dhe fjalimi i Edi Ramës janë historia e 32 viteve

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Partia e Berishës dhe fjalimi i Edi Ramës janë historia e 32 viteve

Nga: Mero Baze

Ende jam i paqartë përse partia e Berishës i dha shansin dje Edi Ramës të mbaj në parlament një nga fjalimet më të mira të jetës së tij politike rreth antikomunizmit dhe raportet me të, të dy partive politike kryesore tridhjet e dy vjet pas rrëzimit të tij.

Është e pakuptueshme se pas një bilanci 32 vjeçar poshtërues të partisë së Berishës si kultivuese e vlerave komuniste në vend, ai tenton të përdor ende dështimet e tij, si kalë si beteje. Dhe janë së paku pesë pika kryesore që formojnë identitetin e komunizmit shqiptar dhe që jetojnë sot si në një muze në partinë e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar si nga regjimet më të izoluara të botës, kishte si dimension kryesor frymën antiperëndimore dhe urrejtjen ndaj SHBA dhe Perëndimit në Shqipëri.

32 vite pas rrëzimit të Komunizmit, ne kemi sot një parti politike që po hedh rrënjët e antiamerikanizmit dhe po forcon retorikën antiperëndimore në vend. Është Partia e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar si një regjim gjakatar autoritarist, kishte si dimension kryesor luftën brenda llojit dhe urrejtjen ndaj “armiqve” të brendshëm.

32 vite pas rënies së komunizmit, ajo që po ndodh në debatin e brendshëm në PD është shëmbëlltyrë e urrejtjes ndaj armiqve të brendshëm që tani quhen “besëprerë”, brenda një partie politike. Kacafytja mes tyre dhe urrejtja që partia e Sali Berishës ngjall ndaj rivalëve brenda partisë, është një muzë real i komunizmit në Shqipëri.

Komunizmi shqiptar si një rregjim armik i zgjedhjeve të lira dhe konkurrencës politike, përfundonte votimet me 99 për qind për udhëheqësin e madh.

32 vite më pas, e vetmja parti që e ripërtërin këtë traditë dhe krenohet me të është parti e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar ishte armik i pronës private dhe urrejtës i kaptilait të madh. 32 vite pas rrëzimit të tij retorika e partisë së Sali Berishës, është një urrejtje ndaj investitorëve në vend, dhe akoma më keq një shkatërrues si madh i rikthimit të pronës tek pronari. Ai është ideator i zaptimit të tokave, rrethimit të periferive me të ardhur që zaptojnë, mbrojtës i kauzave të “Nëna Lizës” dhe atyre që përveç tokave të zaptuara duan dhe privilegje si zaptues.

Komunizmi shqiptar ishte një denigrues i madh i figurave të shquara të kombit shqiptar që kanë hedh themelet e shtetit por që për arsye ideologjike nuk ishin komunist. Ata u pushkatuan ose denigruan si tradhtarë të kombit.

32 vite më pas parti e Sali Berisha nuk bëri asnjë hap për rehabilitimin e tyre, përveçse disa figurave provinciale që i shkonin për shtat politikës së tij. Disa prej figurave më të ndritura të kulturës shqiptare si Eqerem Bej Vlora apo Mithat Frashëri u nderuan nga Edi Rama. Për ti fyer deri në gen Parti e Berishës ka bërë  akte dhe më poshtëruese, pasi ka përdorur pushtetin dhe fëmijët e tij t’u marrë tokat e pasuritë e të bëjnë biznes me to si në rastin e tokave në Vlorë e Sarandë, ose ka marrë pasardhës të degraduar të tyre i dhe i përdor si dordolec për të fyer figurat e tyre, duke i quajtur politikanë. Kjo është një vrasje e dyfishtë e emrit të tyre dhe familjeve të tyre.

32 vite pas rënies komunizmit, partia e Berishës është sot partia më antiperëndimore në vend, partia pa garë demokratike, partia që trajton kundërshtarët si armiq dhe ngjall urrejtje për ta, partia që fyen trashëgiminë historike dhe materiale të së djathtës shqiptare dhe ngjall urrejtje për kapitalin.

32 vite më pas, ai e ka kthyer partinë e Dhjetorit 1990, në shëmbëlltyrë të partisë së Enver Hoxhës. Mirë ka bërë se na duhej një parti komuniste, por nuk e kuptoj pse mërzit komunistët duke e quajtur dhe Edi Ramën “komunist” dhe i jep shansin të mbaj një fjalim si i djeshmi. Se kështu mund të humbas dhe votën e komunistëve.

Tags: Berishamero bazerama

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Kolapsi i kriptomonedhave dhe kriza e kapitalizmit

Kolapsi i kriptomonedhave dhe kriza e kapitalizmit

Alibeaj mbledh grupin e PD, Berisha: S’ka asnjë autoritet në parti, përveç atij që i jep Rama

Alibeaj mbledh grupin e PD, Berisha: S’ka asnjë autoritet në parti, përveç atij që i jep Rama

I mori jetën kolegut me a*mën e shërbimit, efektivi lihet në burg

I mori jetën kolegut me a*mën e shërbimit, efektivi lihet në burg

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë
Aktualitet

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë

by mirseda
17:37 | 19/05/2025
0

Rritet infertiliteti te meshkujt shqiptarë – 4 në 10 burra të prekur, lindjet janë në rënie të...

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

17:34 | 19/05/2025
“Votuesit e Metës, simbole të lirisë”,Blushi: PL do të vijojë luftën

“Votuesit e Metës, simbole të lirisë”,Blushi: PL do të vijojë luftën

17:31 | 19/05/2025
Panik në ajër/ Avioni me 205 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Panik në ajër/ Avioni me 205 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

17:15 | 19/05/2025
Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij

Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij

17:13 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com