Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Parlamenti irakian kërkon tërheqjen e trupave ndërkombëtare

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Parlamenti irakian kërkon tërheqjen e trupave ndërkombëtare

Sulmi amerikan ndaj një gjenerali iranian afër Bagdadit, ka pasoja të mëtejshme politike në Irak. Parlamenti i Irakut i bëri thirrje qeverisë, që t’i japë fund pranisë së trupave të huaja.

Parlamenti irakian në Bagdad miratoi një rezolutë që kërkon tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Iraku. Vendimi ka si objektiv kryesisht 5000 ushtarët amerikanë të vendosur në Irak. Angazhimi i koalicionit kundër IS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të marrë fund, u tha. Qeveria në Bagdad duhet të tërheqë kërkesën e saj katër vjeçare për mbështetje, thuhet në rezolutë. Rezoluta u mbështet nga shumica e deputetëve shiitë, të cilët mbajnë shumicën e mandateve. Shumë parlamentarë sunitë dhe kurdë nuk morën pjesë në seancë, me sa duket sepse janë kundër shfuqizimit të marrëveshjes.

Mazhoranca parlamentare plotëson me këtë hap kërkesën e kryeministrit Adel Abdel Mahdi. Ai e kërkoi këtë hap në seancën e parë të Parlamentit që nga sulmi i SHBA-së kundër gjeneralit iranian Ghassem Soleimani dhe një udhëheqësi shiit irakian. “Ne kemi dy mundësi: të përfundojmë menjëherë praninë e huaj ose të caktojmë një plan kohor për t’i dhënë asaj fund,” tha Abdel Mahdi.

Koalicioni pezullon luftën kundër IS

Koalicioni ushtarak ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA ka pezulluar mbështetjen për luftën kundër IS përballë tensioneve të fundit. Si arsye u paraqitën sulmet e përsëritura me raketa kundër bazave të forcave të koalicionit në Irak. Aleanca ushtarake bëri të ditur se irakianët do të vazhdojnë të marrin mbështetje dhe se ajo është e gatshme të rikthehet në luftën kundër IS në një kohë të mëvonshme.

“Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë personelin e Aleancës, i cili i është kushtuar fitores kundër Shtetit Islamik”, u bë e ditur. Misioni tani është përqendruar në mbrojtjen e bazave, në të cilat janë vendosur forcat e koalicionit. Pezullimi i stërvitjes për forcat irakiane të sigurisë u njoftua të shtunën. Që nga fundi i vitit, sipas SHBA, ka pasur kundër bazave rreth një dyzinë sulmesh me raketa nga një milici shiite e mbështetur nga Irani

Gjermania në pozitë pritjeje

Qeveria Federale e bën të varur vazhdimin e angazhimit të Bundeswehr-it në Irak nga dakordimi i qeverisë së Irakut. “Ne po e vëzhgojmë me vëmendje të madhe situatën në Irak. Dimë ende shumë pak. Një gjë është e sigurt, megjithatë: ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë në Irak vetëm kur qeveria iraniane e dëshiron këtë edhe më tej”, i tha Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) Rrjetit redaksional Gjermania.

Irani: Uashingtonit i mungon “guximi” për konflikt

Irani e ka hedhur poshtë kërcënimin e presidentit Donald Trump për sulme të SHBA ndaj 52 objektivave iraniane. Shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Abdolrahim Mousavi, dyshon që SHBA “ka guximin” t’i kthejë në realitet kërcënimet e saj, u bë e ditur në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA. Me deklarata të tilla, Shtetet e Bashkuara vetëm dëshirojnë të largojnë vëmendjen e publikut botëror nga “veprimet e tyre të neveritshme dhe të pafalshme”.

Trumpi pati paralajmëruar se disa nga objektivat e mundshme janë shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Në lidhje me këtë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Jadar Sarif shkroi në twitter se çdo vendim për të goditur qendrat kulturore të vendit do të ishte një “krim lufte”. Para kërcënimit të Trump-it për 52 objektivat iraniane, Garda Revolucionare Iraniane pati shpallur se 35 objektiva të SHBA ndodhen në rajon dhe qyteti izraelit i Tel Aviv ishte brenda rrezes së goditjes. /DW

 

Tags: BagdadIraniSHBAtrupat nderkombetare

TË LIDHURA

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!
Bota

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë
Bota

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Next Post
Julian Deda nis emisionin e tij të humorit

Julian Deda nis emisionin e tij të humorit

Kroacia zgjedh presidentin e ri të vendit

Kroacia zgjedh presidentin e ri të vendit

Rinis ‘lufta e ftohtë’ midis superfuqive, gara e armatimeve teknologjike

Rinis 'lufta e ftohtë' midis superfuqive, gara e armatimeve teknologjike







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com