Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Parlamenti i Kosovës mblidhet sot/ S’ka marrëveshje për institucionet

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Parlamenti i Kosovës mblidhet sot/ S’ka marrëveshje për institucionet

Parlamenti i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit mblidhet sot pasdite.

Por mbledhja e gjen atë pa një marrëveshje për ngritjen e qeverisë së re.

Të mërkurën në mbrëmje kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ofertën e fundit të partisë së tij.

“Oferta ime e parmbrëmshme, 23 dhjetor, u refuzua dje. Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Pika 1: VV-së si parti e parë, i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë të Kuvendit. Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq nënkryetarin e dytë VV-ja. Pika 2: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë.

Mirëpo nëse LDK-ja patjetër insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Nominimi i LDK-ja për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV-së. Dhe pika 3: sipas kërkesës së LDK-së, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose atë të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe ministrinë për Komunitetet”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, shkroi ndërkaq se gatishmëria e lëvizjes Vetëvendosje për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, por duke kërkuar më shumë hise në qeveri, nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.

“Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezulatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë.

Ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucioneve kryesore. Vetëvendosja ka filluar ta kuptoj këtë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, do të ulemi dhe do t’i definojmë të gjitha aspektet. E drejta dhe detyrimi kushtetues i takojnë te parit, ashtu si dhe përgjegjësi për te gjetur zgjidhje dhe për t’i ndërtuar institucionet e reja. Ne jemi gati për negociata”, shkroi zoti Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon që pjesë e marrëveshjes për koalicionin qeverisës me lëvizjen Vetëvendosje duhet të jenë të gjitha pozitat udhëheqëse të vendit, përfshirë edhe atë të presidentit të vendit, shkruan “Voa”.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse në të kaluarën. Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.

Tags: institucionekosoveParlamentsot

TË LIDHURA

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit
Rajoni

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi
Rajoni

Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi

10:56 | 05/12/2025
Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së
Rajoni

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

14:57 | 04/12/2025
Next Post
Aksion “blic” në të gjithë Tiranën/ Përfundojnë në pranga 4 persona

Aksion “blic” në të gjithë Tiranën/ Përfundojnë në pranga 4 persona

A e përjashton shkenca ekzistencën e Zotit

A e përjashton shkenca ekzistencën e Zotit

Përmbytet varka me migrantë/ 7 persona ndërrojnë jetë

Përmbytet varka me migrantë/ 7 persona ndërrojnë jetë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

by mirseda
14:07 | 08/12/2025
0

Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye...

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com