Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Parlament 1997/ Dritëro Agolli: 1577 artikujt që u shkruan kundër meje

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Parlament 1997/ Dritëro Agolli: 1577 artikujt që u shkruan kundër meje

“Në ligjin e shtypit mendoj unë duhet të vihet vetëm një nen i fortë: Ai që është kundër bashkimit kombëtar dënohet me 10 vjet burg”

Ka qenë një kohë kur në Parlamentin e Shqipërisë mungonte fjalori i rrugës. Ka pasur edhe asokohe debate të ashpra, përplasje të forta mes deputetëve të krahëve të kundërt, ka pasur edhe krisma në parlament, por gjuha ishte e zgjedhur. Në parlamentin e 22 viteve më parë, bëhej debat për çështje emergjence të Shqipërisë, siç ishte rendi e siguria por edhe çështja e lirisë së medias. Ishte një seancë paralmentare e shtatorit të vitit 1997, kur diskutohej për miratimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7756, date 11.10.1993 “Për shtypin”. Në këtë seancë spikasin me fjalime shumë deputetë të djathtës e të majtës, ndër ta edhe shkrimtari Dritëro Agolli, që ishte në atë kohë deputet i PS-së. Ai ka një pikëvështrim interesant për lirinë e medias dhe versionin e tij për dënimin e  gazetarit me burg. Gazeta Shqiptare sjell për lexuesit pjesë të vogla të këtij debati, përqendruar tek diskutimet e Agollit, të njohura për batutat e tij, që shpesh shkaktonin të qeshura në të dyja anët e politikës. Ja cili ishte faji i një gazetari që sipas Agollit, e çonte atë në burg.

“Unë them që edhe neni për sekretet e shtetit për shtypin tonë duhet të hiqet. Pse? Sepse është një nen me hapësirë shumë te pakufishme ku mund të bëhet çdo lloj abuzimi, që një pushtetar mund ta quajë sekret dhe e fut brenda gazetarin. Në Shqipëri në këto 7-8 vjet, nuk ka asnjë sekret, as tunele, as armë, as anije, as uzina, as raketa, edhe një rreshter i NATO-s i di te gjitha vrimat e Shqipërisë. Çfarë sekretesh ka në Shqipëri? Kur të bëhen sekrete, kur të arrijmë në një zhvillim, atëherë mund të vihet ky ligj, tani çfarë keni. Ne na vijnë forcat multinacionale e na i dinë të gjitha. Kur te ketë sekrete të vihet ky ligj, por jo të vihet një ligj abstrakt. Ky është ligj roman, për një roman të Zhyl Vernit. Në ligjin e shtypit mendoj unë duhet të vihet vetëm një nen i fortë. “Ai që është kundër bashkimit kombëtar dënohet me 10 vjet burg”. Kjo po, mund të vihet, ai që ngrihet e thotë që nuk duhet populli shqiptar të bashkohet kundër padrejtësive historike të vendit tonë. Vetëm ky po, ky gazetarë të dënohet, të tjerët të bëjnë ç’të duan….

Unë ndërhyj kot, po e shoh që u bë një gjë shumë e mirë që e hoqëm ligjin ekzistues për median, që ishte një torturë e shtypit, që gjithë gazetarët jetonin me frikë. Unë e provoj në veten time që 1577 artikuj janë shkruar kundër meje dhe nuk u kam dhënë ndonjë përgjigje dhe nuk vija nëpër gjyqe për të bërë këtë. Por, unë mendoj që, megjithëse është në Kushtetute, duhet vënë një ligj, një nen i tillë dhe ne po ta bëjmë këtë do të bëjmë shumë mirë që të themi që ai që bën propagandë kundër pjesës tjetër të Shqipërisë, Kosovës etj., dënohet me ligj, sepse ekziston një dukuri e tillë dhe duhet bërë një gjë e tillë”, shprehej Agolli në vitin 1997.

Tags: 15771997artikujtdritero agollikundermejeParlamentshkruan

TË LIDHURA

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Next Post
Samiti i Berlinit, nis takimi Rama-Merkel

Samiti i Berlinit, nis takimi Rama-Merkel

Ikja e shqiptarëve, ka dështuar politika

Ikja e shqiptarëve, ka dështuar politika

“Rroftë miku e kuleta”/ Shqiptarët ankohen për pabarazi, por edhe vetë zgjedhin “mikun”

“Rroftë miku e kuleta”/ Shqiptarët ankohen për pabarazi, por edhe vetë zgjedhin “mikun”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com