Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Nga: Mero Baze

E gjitha ka ndodhur prej Dhjetorit të vitit të shkuar, kur një gjykatë në SHBA i ka hequr djalit të Sali Berishës,  alibinë për rolin e tij si trafikant armësh dhe sekser i aferës korruptive në Gërdec.

Shkëlzen Berisha ka gëlltitur në heshtje humbjen e një beteje e cila ishte plani i Familjes Berisha për tu pastruar me duartë e SHBA, nga një histori që cdo shqiptarë  e di mirë si ka ndodhur. Me shpresë se ata mund të fitoin një gjyq në SHBA , për të pastruar imazhin e djalit që synon të marrë partinë e babait, ata shpresuan po ashtu, se do të justifikonin dhe 60 milionë dollarë nga lekët e korrupsionit, përmes pareve të pastra që mund ti merrnin një shtëpie botuese amerikane.

Vendimi fatal i Gjykatës së Floridës, e ka lënë Shkëlzen Berishën pa të ardhme politike, pa shpresa për të legalizuar paratë pa faturë nga korrupsioni, por mbi të gjitha të pasigurtë për të ardhmen e tij me drejtësinë e re shqiptare.

Pas gjyqit të humbur, ai dhe familja e madhe e Berishës, është ndeshur dhe me refuzimin e vizës amerikane, cka e ka shtuar dhe më tej paranojën e Sali Berishës.

Kaq mjaftoi që ai të përpiqej ti tregonte dhëmbët SHBA, duke tentuar të destabilzoj situatën përmes opozitës, me shpresë se ata d flisnin me të.

Fare papritur, pas këtij vendimi Sali Berisha ashpërsoi gjuhën në Kuvend, dhe pas dy paralajmërimesh, ai arriti të tërheq opozitën nga Kuvendi, duke djegur mandatet.

LSI ishte e gatshme ta pranonte vendimin, jo si opsion i Monikës, por si paranajë e përbashkët e Ilir Metës dhe Sali Berishës, ndaj SHBA. Duke parë sinjalin e Gjykatës së Floridës, si një histori kundër tyre(ata i dinë gjyatat amerikane si këto të Tiranës) dhe më pas refuzimit të vizës për familjarët, ata nuk e kanë pasur të vështirë të merren vesh bashkë për këtë histori.

Disa opozitarë që realisht kanë qenë kritikë me Berishën si Shehi, Ndoka, Duka e Dule, kanë përfunduar tek Berisha, përmes skemës së luajalitetit me Bashën. Duke i qëndruar besnikë atij, duke i shërbyer atij si aleatë, për të spastruar partinë nga armiqtë e vet, duke ruajtur luajalitetin me të, për aksionin politik, kanë përfunduar tek urdhërat e Berishës për Bashën.

Kështu nën paranojën e një sulmi që po vinte nga SHBA, Sali Berisha arriti të tërheqë opozitën pas hallit të vet, duke e kthyer sot në një turmë informale që tenton të dalë në televizor me maska kundragazi dhe pas gomash të djegura makinash.

Gjashtë vjet pas ikjes nga pushteti, Partia Demokratike por dhe fraksionet e tjera opozitare, përfshi LSI, janë më shumë se kurrë të identifikuara me Sali Berishën. Në një kohë kur vendi ka plotë energji opozitare majtas dhe djathtas , kur grupe të ndryshme tentojnë të sfidojnë opozitën zyrtare për tu faktorizuar, opozita zyrtare, ka përfunduar e gjitha në duartë e Berishës dhe nën komandën e tij.

Të futur në kurthin  e tij, dhe sidomos në paranojat e tij, tashmë opozita ka më shumë problem të justifikoj aksionin politik radikal, si një nevojë të opozitës, se sa ta bëj atë. Nuk është vështirë të gjuash me kapsolla policinë apo të ndezësh goma e të përplasesh me policinë, ndërkohë që ke dal nga sistemi politik. Problem është të bindësh një shqiptar normal, se cfarë ndodhi dy vjetë pas humbjes në zgjedhje, që befas u mori pas vetes një një njeri, për shkak të problemeve të veta.

Sot opozita zyrtare nuk ka më asnjë frkasion, asnjë zë, dhe asnjë media të jetë kritike me Berishën, duke shënuar një rekord të frikshëm gjashtë vite pasi ai ka ikur nga pushteti, me shkretëtirën politike dhe mediatike që ka krijuar

Mjafton të shikosh se si media që nuk lënë cdo model brekësh të dyqanit Arminës pa ekspozuar dhe cdo foto të saj në hotele me pesë yje, që nuk guxojnë të botojnë as lajmin që Shkëlzen Berisha ka humbur gjyqin në Fliirda, për të kuptar se në kurthin e Berishës, nuk ka rënë vetëm opozita zytare, por dhe shtypi që nuk është se ëshët aq luajalë me Berishën, por që tashmë është reshtuar për ta konsideruar problemin e  tij, problem kombëtar.

Protagonzimi i tij dhe familjes së tij,  është më shumë se kurrë dominant në opozitën zyrtare dhe ka tërhequr zvarrë opozitën për hallet e tij, në një humnerë politike.

Dhe e gjitha ka nisur pikërisht kur ai ka humbur shpresën të pastroj historinë e djalit të tij, për ta piketuar si pasardhës në parti.

Deri tani i kishte bërë të gjitha. Nuk e bëri dot të famshëm si intelektual, por i gjeti një femër që shet të brendëshme mode, që e bëri të njohur. Nuk e bëri dot të pranueshëm si njeri mediatik, por hodhi miliona euro për të financuar portale e media që të duket që ka shtypin dhe këshilltarët e tij. Tani i duhej dhe pastrimi i së shkuarës, të cilën tentoi ta bëj përmes një operacioni në drjetësinë amerikane. E vetmja gjë që ka bërë deri tani, është që ka paguar shtrenjë, ca avokatë të cilët e kanë varrosur më shumë se sa e kanë pastruar. Dhe meqë nuk bleu dot të shkuarën e djalit, po tenton të djeg të ardhmen e opozitës, që të mos e gëzoj më askush . Dhe mirë  e bën se askush se meriton, derisa arrin të vërë në rreshtë akoma politikanë deputetë ish ministra gazetarë e botues, tashmë i zemëruar si Vjerri i Arminës.

 

Tags: familja berishamero baze

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Next Post
Kush e spiunonte Aleksandër Kondon? “Exclusive” solli dosjen e përndjekjes së tij

Kush e spiunonte Aleksandër Kondon? “Exclusive” solli dosjen e përndjekjes së tij

Pse opozita u tërbua kaq shumë me Lali Erin!

Pse opozita u tërbua kaq shumë me Lali Erin!

“Ka pësuar parainfarkt”/Rama: Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital

"Ka pësuar parainfarkt"/Rama: Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com