Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Parandalimi i vrasj*s së dyfishtë, Ardi Veliu falënderon policin Shkëlzen Tafa

5 vjet ago
in Aktualitet

Parandalimi i vrasjes së dyfishtë në bulevardin “Migjeni”, Drejtori Veliu falënderon punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa.

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili më datë 18.04.2021, i ndodhur rastësisht dhe jashtë shërbimit në një zonë ku po ndodhte një konflikt që po përshkallëzohej deri në vrasje, ka ndërhyrë me profesionalizëm duke parandaluar një vrasje të dyfishtë.

Drejtor Veliu gjatë bisedës miqësore me punonjësin e Policisë e ka falënderuar dhe përgëzuar atë për kurajën dhe guximin, për aktin human dhe të përgjegjshëm që ai kreu edhe pse nuk ishte në shërbim.

Veliu: “Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit. Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij. Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj. Qytetarët panë tek veprimet e tua Policinë që duan dhe kjo ka akoma më shumë vlerë për ne, rritja e besimit dhe e mbështetjes së qytetarëve për Policisë, pasi pa qytetarët ne nuk mund ta kryejmë dhe përmbushim si duhet detyrën. Veprime të tilla në shërbim e në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jenë motiv për të gjithë punonjësit e Policisë”.

Punonjësi i Policisë Shkëlzen Tafa, pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja” aktualisht në praktikë, pasi vijon studimet në vitin e tretë Bachelor në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, ka falënderuar Drejtor Veliun për pritjen dhe vlerësimin dhe e ka siguruar atë se veprimin që ai ka kryer nuk e ka bërë për famë apo për bujë, por sepse ishte përgjegjësi morale dhe ligjore për uniformën që mban dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

Tags: Ardi VeliupoliciaShkëlzen Tafa

TË LIDHURA

Aktualitet

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026
Aktualitet

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026
Aktualitet

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

19:06 | 06/06/2026
Next Post

Von der Leyen: 95 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga maji

Meta reagon për foton e Kavajës: Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Luan Rama denoncon me foto përfshirjen e administratës publike në fushatën e PS







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

by mirseda
19:26 | 06/06/2026
0

Protesta kundër resortit në Zvërnec është shtrirë është në qytetin e Korçës. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në...

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

19:06 | 06/06/2026

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

18:43 | 06/06/2026

Vila e Dhërmiut hap “Kutinë e Pandorës”, SPAK heton Pandeli Carapulin për pastrim parash

18:42 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com