Gazetari i “Top Channel”, Aleksandër Marku, ka realizuar një intervistë me sizmiologun grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme.
Tselentis thotë për “Top Channel” se duhet pasur kujdes, dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.
Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi, si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqiperi?
Nuk më krijoi përshtypje, pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie, prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare, dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla. Siç e dini, unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar, dhe do të doja në një moment të shkoja në Tiranë, dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.
Ju si e vlerësoni situatën, do të ketë edhe tërmete të tjera?
Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor. Por do të kemi lëkundje të tjera.
Mund të influencojë ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?
E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa, edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shembet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme. /Top Channel