Ndonëse një ditë më parë Ministria e Ekonomisë në Kosovë njoftoi se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se edhe sot do të vijojnë kufizimet. Ai ka sqaruar se reduktimet po bëhen për shkak se furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor, dhe nuk ka mjete për të blerë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare.
Zëdhënësi i KEDS deklaroi se duhet të aplikohet alternativa e kursimit të energjisë.
“Ishtë planifikuar që të jepen 90 milionë euro, por ato para asnjëherë nuk janë dhënë dhe kjo e ka zhytur systemin elektroenergjetik në kolaps”, tha Buzhala për Express.
Buzhala ka paralajmëruar se gjatë dimrit do të hasen me vështirësi. “Reduktimet do të vazhdojnë deri në ndryshimin e parametrave. Çmimet për megavat janë rritur”, tha ai.