Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Papunësia e të rinjve, pasojë e përzgjedhjes së degëve në universitet

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Papunësia e të rinjve, pasojë e përzgjedhjes së degëve në universitet

Degët më të preferuara për të rinjtë në Kosovë janë Fakulteti i Edukimit, Fakulteti Ekonomik, Juridik dhe ai i Mjekësisë.

Por, sipas ekspertëve kjo përzgjedhjeve e profileve në universitet duhet të ndryshohet në varësi të kërkesave të tregut të punës.

Sipas ekspertëve të çështjeve të arsimit dhe përfaqësues të bizneseve, tregu i punës kërkon edhe këto profesione, por që janë të tjerat ato që kërkohen më shumë.

“Këtu në Kosovë mungojnë politikat e zhvillimit të sistemit të arsimit dhe pranimit të studentëve, me këto politika nuk favorizohen ato vende pune, ato profile arsimore që i kërkon tregu, por bëhen në bazë të interesimit të nxënësve, të cilat kryesisht janë në shkencat humane ku edhe procesi i tyre është më i lehtë”, thekson eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni.

Numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës ka shënuar rritje nga viti në vit. Aktualisht në këtë universitet studiojnë më shumë se 45 mijë studentë, ndërsa numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike në Kosovë për vitin akademik 2017/2018 është 15.255 studentë.

Berat Rukiqi, ekonomist në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ajo që ofrohet brenda universiteteve publike dhe private, duhet të jetë e reformuar, pasi që programet aktuale nuk mundësojë që të rinjtë të pajisen me aftësitë që adresojnë nevojat e punës.

“Ajo që po shohim tani është vazhdim i trendit të kaluar. Një numër i madh i atyre që përfundojnë shkollën e mesme domosdo shkojnë në fakultete publike dhe private, duke mos analizuar të ardhmen dhe duke mos pasur mundësinë që të kenë një vlerësim apo alternativ që në një të ardhme të afërt të sigurojnë edhe një vend pune”, thotë Rukiqi.

Në Kosovë, sipas përfaqësuesve të bizneseve, pritet që në të ardhmen e afërt të krijohen vende pune në sektorin e industrisë së përpunimit të ushqimit, minierave dhe minerareve, energjetikës dhe se orientimi i të rinjve do të duhej të bëhet në këto profile.

“Kemi një lëvizje drejt aftësive që janë më pak të lidhur më shkencat sociale drejt atyre që janë me vet zbatimin e pjesëve të ndryshme që lidhen me prodhim, aftësi inxhinerike, më shumë kërkojnë duar të vyeshme dhe njerëz që janë në gjendje të përcjellin teknologjitë e reja dhe zbatimin e teknologjive të reja”, shton Rukiqi.

Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 28.7 për qind.

Tags: degetkosovepapunësiaprofiletë rinjtëtregu i punesuniversitet

TË LIDHURA

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek
Aktualitet

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Next Post
Tentoi të kalonte marijuanë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i autobusit

Tentoi të kalonte marijuanë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i autobusit

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i vezëve

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i vezëve

Urgjenca e Preshevës pa fonde? Ja denoncimi i qytetarit

Urgjenca e Preshevës pa fonde? Ja denoncimi i qytetarit







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital
Bota

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

by mirseda
12:36 | 21/04/2026
0

Autoritetet në Austri kanë ngritur alarmin pasi disa kavanoza me ushqim për foshnje janë tërhequr nga raftet...

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

11:37 | 21/04/2026
E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

11:26 | 21/04/2026
Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com