Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Papritur të gjithë e duan SPAK. A thua ‘njeriu i të gjithëve’ erdhi në krye

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
#edheunë. A pyet transgresioni politik i Ramës për fushatën aseksuale të Bashës?!

Nga: Alfred Lela

Arsyeja se pse publiku e ka dashur reformën në drejtësi, nganjëherë edhe qorrazi, dhe sidomos ngritjen e SPAK, njësi e cila prezumohet se do të dënojë krimin dhe korrupsionin në politikë, është për t’i dhënë fund ‘kulturës së mosndëshkimit’. Pra, kundravajtjeve të bëra dhe të pandëshkuara nga sistemi i drejtësisë.

Politika, që e ka kontrolluar sistemin e drejtësisë, nuk mund të ketë të njëjtin interes; këtu ajo dhe publiku ndahen. Mund të thuhet madje se, bash për shkak të kësaj ndarjeje, publiku e kërkon SPAK-un, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se monedha e pafuqisë në duart e opinionit që kërkon të kthehet në fuqi.

Njësia speciale është ngritur, më në fund, dhe një sondazh për pritshmëritë e opinionit publik do të ishte interesant. Çfarë presin njerëzit prej SPAKU-t, Si, dhe Kur? Deklaratat e politikanëve i kemi çdo ditë, të përsëritura, dhe sa u takon atyre ky sondazh është kryer.

Këto deklarata të dala nga dyert e bujarisë dëshmojnë ama një kontradiksion. Ose dy, por ky editorial synon ‘t’a vrasë’ njërin duke u mbështetur te tjetri. Kontradiksioni i parë i ngritjes së SPAK është se, jo vetëm shumica qeverisëse, ambasadat e huaja, por edhe opozita ka dalë me brof në tribunën e përshëndetjeve.

Një tezë ‘e ngrohjes’ së opozitës me SPAK, bir i reformës, ndaj së cilës opozita ka qenë kritike vazhdimisht, e ka se pakica është e detyruar të konformohet, ngaqë ajo është kompleksuar kaq herë si kundërshtare e reformës në drejtësi. Politikanët e opozitës kanë frikë prej reformës, vijon përsëritjen refreni i politikanëve të shumicës (dhe ky është kontradiksioni më i madh: pse ish-pushteti të ketë frikë më shumë se pushteti?).

Këtij editoriali i intereson dhe do të lëvrojë një pistë apo tezë tjetër. Po sikur opozita, ashtu si mazhoranca, të jetë e kënaqur me SPAKU-n? Dhe te ky pranim të mos banojë besimi apo iluzioni se SPAK-u do të hetojë dhe dënojë politikanët e pushtetit, por nuk do të hetojë dhe dënojë ish-pushtetarët që janë ende duke ngrohur gjirin e saj politik? Presidenti Meta i priti dhe i ‘blatoi’ me kushtetueshmëri dhe mbështetje Spakmenët, por në të njëtën kohë priti dhe ngushëlloi si ‘viktimë’ edhe Ervin Salianjin, një subjekt aktual të drejtësisë. Shumica nuk kish se si të mos hidhej në urra për SPAKU-n që mbetet fëmija i fëmijës së vetëm të saj në 7 vite qeverisje, reformës në drejtësi.

A mos të gjitha palët janë njëlloj entuziaste për SPAKU-n, jo se më në fund erdhi ora e dënimit të të këqijve, por se kjo njësi nuk do t’i dënojë kurrë të këqijtë e politikës? Ndoshta jo, por dy elementë e mbështesin këtë dyshim. I pari është skualifikimi i top-kandidatit Altin Dumani, i cili shihej si investiturë e ndërkombëtarëve dhe fitorja, e papritur e runner up (të dytit në renditje), prokurorit Arben Kraja. Shefi i ri i SPAK-utt ka një të kaluar ‘interesante’ në administratën shtetërore shqiptare: ai ka qenë oferta socialiste për nënkryetar i Kontrollit të Shtetit në kohën e Nanos dhe më vonë i atashuar pranë Ilir Metës në Drejtorinë Antikorrupsion në Kryeministri. Z. Kraja ka pra një të kaluar, jo vetëm si hetues në kohë të komunizmit, por edhe në prapadhomat dhe paradhomat e ‘pushteti të ri socialist’ të Nanos e Metës.

Mbështeja e demokratëve për ngritjen e SPAK është e mistershme dhe e vetmja lidhje, siç i konfidoi një burim jopolitik, autorit të këtyre radhëve është Alfred Balla, një hyrje e vonë në sistemin e drejtësisë, brezi i Llallës etj, i afërt me të djathtën, duke qenë se vjen nga një familje e persekutuar në kohë të regjimit komunist.

Politiko nuk mundi ta konfirmonte këtë ‘lidhje’ të Ballës me PD, duke qenë se prania e saj u mohua nga tre zyrtarë të Partisë Demokratike. Megjithatë, dyshimin e mban në jetë pikërisht mbështetja që partia më e madhe e opozitës i dha SPAK. A thua të gjithë e kanë njeriun e tyre në njësinë e re hetimore? Ky editorial mund të hidhet poshtë ose të vërtetohet nga koha, e cila duke qenë para nesh është e pamëshirshme.

 

 

Tags: alfred lelaMetaSPAK

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Zbardhet takimi i Metës me djalin e George Soros

Zbardhet takimi i Metës me djalin e George Soros

117 mijë shqiptarë nuk po gjejnë punë

117 mijë shqiptarë nuk po gjejnë punë

E pritën me protesta/ Ja çfarë thotë Vuçiç

E pritën me protesta/ Ja çfarë thotë Vuçiç







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com