Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Raportohet se në harkun kohor në fjalë janë regjistruar 129 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 11.545.
Të shëruar gjatë 24 orëve janë konfirmuar 152 pacientë.
Deri më tani, nga trajtimi që kanë marrë në institucionet shëndetësore janë shëruar 7.343 persona.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) bëri me dije se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 573 pacientë, prej tyre 441 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.