Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pandemia ka marrë peng të tashmen, por na dha shansintë ndryshojmë të ardhmen

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pandemia ka marrë peng të tashmen, por na dha shansintë ndryshojmë të ardhmen

Nga Fareed Zakaria “The Washington Post”​

Bota e re e krijuar nga pasojat e pandemisë së Covid-19, është e re dhe e frikshme. Kriza shëndetësore, ka përshpejtuar një numër forcash që tashmë ishin bërë bashkë. Tanimë është qartë e qartë se zhvillimi njerëzor në formën që po ndodh aktualisht, po krijon rreziqe gjithnjë e më të mëdha.

Reagimi nga natyra po shihet gjithkund përreth nesh, nga zjarret tek uraganet dhe pandemitë, nga të cilat kjo e Covid-19, mund të jetë thjesht e para në një seri ngjarjesh të tilla. Pandemia ka intensifikuar edhe tendencat e tjera. Për arsye demografike por edhe të tjera, vendet ka të ngjarë të shohin një rritje më të ngadaltë ekonomike.

Pabarazia do të thellohet, ndërsa të mëdhenjtë do të bëhenedhe më të mëdhenj në çdo fushë. Makineritë po sofistikohenaq shumë, saqë për herë të parë në histori, qeniet njerëzore mund të humbin kontrollin mbi krijesat e tyre. Kombet po bëhen më egoiste, dhe politika e tyre e brendshme gjithnjë e më izolacioniste.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, po shkojnë drejt një përplasje të egër dhe të zgjatur midis tyre.

Ndodhemi para një momenti të rrezikshëm. Por nga ana tjetër, pikërisht në kohëra të tilla mund t’i diktojmë dhe ndryshojmë tendenca të tilla.

Për të përfunduar projektimin e historisë të së ardhmes sonë, ne duhet të rritim ndikimin e njerëzve tek e ardhmja që na pret. Janë njerëzit, ata që mund të zgjedhin se në cilin drejtim dëshirojnë ta çojnë veten, shoqëritë dhe botën e tyre. Në fakt, aktualisht kemi më shumë liri veprimi.

Në shumicën e epokave, historia ecën përgjatë një trajektoreje të caktuar dhe ndryshimi është i vështirë. Por koronavirusi i ri e ka përmbysur shoqërinë. Njerëzit janë të çorientuar. Gjërat tashmë po ndryshojnë dhe në këtë atmosferë, ndryshimi i mëtejshëm po bëhet më i lehtë se kurrë më parë.

Mendoni pak për ndryshimet që kemi pranuar në jetën tonë sipërgjigje ndaj pandemisë. Kemi rënë dakord të izolohemi për periudha të gjata. Kemi punuar, kemi marrë pjesë në takime,dhe kemi pasur biseda thellësisht personale përmes laptopëvetanë.

Kemi bërë kurse online, dhe kemi parë mjekët dhe terapistëttë përdorin shumë më shpesh telemjekësinë. Brenda një muaji, kompanitë ndryshuan politika që normalisht do t’u duheshin vite për t’i ndryshuar. Brenda natës, qytetet i kthyen rrugët në vendkalime për këmbësorë dhe trotuaret në kafene.

Qëndrimet ndaj njerëzve të shpërfillur apo të neglizhuar më parë po ndryshojnë, siç mund të shihet edhe në frazën epërdorur rishtazi të “punonjësve thelbësorë”. Dhe qeveritë kanë hapur thesin e tyre të parave, në mënyra që dikur ishin të paimagjinueshme, dhe kjo mund të çojë në një gatishmëri shumë më të madhe për të investuar në të ardhmen.

Këto ndryshime mund të jenë shkëndija momentale, ose fillimi i diçkaje të re. Ne mund të vazhdojmë me punët si zakonisht, dhe të rrezikojmë të zhytemi nga kriza në krizë, qënga ndryshimi i klimës deri tek pandemitë e reja. Ose mund të merremi seriozisht me një strategji më të qëndrueshme për rritjen ekonomike.

Ne mund të shohim vetëm puna tona si vend, dhe të përqafojmë nacionalizmin dhe interesin vetjak, ose t’i shohim këto sfida – të cilat i kapërcejnë të gjithë kufijtë – si një nxitje të bashkëpunimit dhe veprimit global. Para nesh kemi shumë të ardhme. Ne jemi ballafaquar edhe më herët me një udhëkryq të tillë.

Gjatë viteve 1920, pas një lufte botërore dhe një pandemie të madhe, bota mund të kishte shkuar në secilin prej dy drejtimeve të ndryshme. Disa nga udhëheqësit që dolën nga ai konflikt, donin të krijonin struktura të paqes, që mund të parandalonin një luftë tjetër botërore.

Por Kongresi i SHBA-së hodhi poshtë planet e presidentit Udrou Uillson dhe Shtetet e Bashkuara i kthyen shpinën Lidhjes së Kombeve, dhe përpjekjeve për të krijuar një sistem të sigurisë kolektive në Evropë. Udhëheqësit evropianë, iimponuan kushte të ashpra ndëshkuese Gjermanisë, duke e shtyrë këtë vend drejt kolapsit.

Këto vendime çuan në një botë shumë të errët në vitet 1930: hiperinflacion, papunësi masive, fashizëm dhe një luftë tjetër botërore. Disa zgjedhje të tjera, mund ta kishin çuar botën në një rrugë krejt tjetër. Edhe pandemia aktuale, na vendospërballë zgjidhjeve të ngjashme.

Ka nga ata që duan që kjo krizë të jetë fillimi i një revolucioni. Por ne s’kemi nevojë për një përmbysje të rendit ekzistues, me shpresën se diçka më e mirë do t’i zinte vendin. Ne kemi arritur fitime reale, ekonomikisht dhe politikisht.

Bota është një vend më i mirë se 50 vjet më parë, pothuajse nëçdo lloj parametri. Ne

i kuptojmë mangësitë dhe mënyrat për t’i adresuar ato. Problemi nuk ka qenë arritja e zgjidhjeve; por gjetja evullnetit politik për t’i zbatuar ato. Ne kemi nevojë për reforma në shumë fusha, dhe nëse ato do të miratoheshin vërtet, do të ishin një revolucion në vetvete.

Vendet mund të ndryshojnë. Merrni Bashkimin Evropian. Në fillim, pandemia e koronavirusit bëri që vendet anëtare të mbylleshin në vetvete. Ato mbyllën kufijtë e tyre kombëtarë, rivalizuan për pajisjet mjekësore, dhe akuzuan njëra-tjetrën për dashakeqësi. Ndjenjat publike u rritën fuqishëm kundër BE-së në vendet e goditura rëndë nga pandemia siç ishteItalia. Por pas tronditjes fillestare, evropianët filluan të mendojnë me qetësi se si të trajtojnë pasojat e shkaktuara ngaCovid-19.

Falë udhëheqjes së mençur nga fuqitë më të mëdha – Franca dhe Gjermania – si dhe nga zyrtarët e lartë të BE, në korrik u arrit një marrëveshje për emetimin e bonove evropiane, që do t’i japin mundësi vendeve më të varfra të kenë qasje në fonde,të cilat në fakt janë të garantuara nga vendet më të pasura.

Pandemia po i nxit vendet të shohin kryesisht hallet e tyre. Por udhëheqësit e iluminuar e

dinë se zgjidhja e vetme e vërtetë për problemet e tilla si pandemitë – dhe ndryshimi i

klimës apo lufta kibernetike – është një bashkëpunim më imirë ndërkombëtar.

Asnjë vend i vetëm nuk mund ta organizojë më të gjithë botën. Askush nuk e dëshiron

këtë gjë. Dhe kjo i lë hapësirë vetëm kaosit, luftës së ftohtë ose bashkëpunimit. Ky i

fundit është mekanizmi përmes të cilit ne rregullojmë gjithçka, nga bisedat telefonike ndërkombëtare, tek udhëtimet ajrore, tregtia dhe pronësia intelektuale, deri tek emetimi i klorofluorokarbureve në atmosferë.

Bashkëpunimi, është një nga tiparet më themelore të qenieve njerëzore, dhe për të cilin shumë biologë besojnë se është në themelin e mbijetesës sonë përgjatë mijëvjeçarëve. Nëse duamqë të mbijetojmë edhe në të ardhmen, bashkëpunimi me siguri do të na ndihmojë më shumë sesa konflikti.

Marrë me shkurtime

https://www.washingtonpost.com/opinions/2020/10/06/fareed-zakaria-lessons-post-pandemic-world/?arc404=true

Përktheu: Tirana Today

TË LIDHURA

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!
Bota

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Next Post

Aksident në Elbasan, makinat përmbysen në rrugë

Rama: Po rritet rreziku, masat e reja do të zgjasin deri në shkurt

Rama: Po rritet rreziku, masat e reja do të zgjasin deri në shkurt

Ja pse vaksinat janë kaq shumë të vështira për t’u zhvilluar

Ja pse vaksinat janë kaq shumë të vështira për t’u zhvilluar

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com