E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Ja pse vaksinat janë kaq shumë të vështira për t’u zhvilluar

Nga Peter Ray Allison “BBC”

Vaksinat në vetvete nuk shpëtojnë jetë, por procesi i imunizimit që ato garantojnë po. Dhe kjo nxjerr në pah një sfidë me të cilën po përballet tani bota. Procesi i përdorur për të krijuar një vaksinë në një laborator, është i ndryshëm nga ai i përdorur për prodhimin me shumicë të tyre nga industria farmaceutike për të imunizuar njerëzit.

Ne tashmë prodhojmë miliarda doza vaksinash çdo vit, nga vaksina vjetore e gripit deri tek imunizimi i kombinuar ngafruthi, shytat dhe rubeola (MMR). Pandemia e gripit të derrit e vitit 2009, që shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve, çoi nëprodhimin dhe shpërndarjen brenda 6 muajsh të afro 3 miliardë dozave të vaksinës së gripit.

Zhvillimi i një vaksine të re, është një proces i gjatë. Përhapja e Ebolas në vitet 20142016

në Afrikën Perëndimore, solli vdekjen e më shumë se 11.000 njerëzve. Shkencëtarët në Agjencinë e Shëndetit Publik nëKanada, kishin punuar që nga viti 2003 për vaksinën rVSV-ZEBOV, dhe vetëm gjatë shpërthimit epidemik të Ebolas, u kryen vërtet provat klinike të vaksinës.

Testet përfunduan me sukses në nëntorin e vitit 2016, dhe vaksina u miratua 3 vjet më vonë, pas një studimi të mëtejshëm që përfshiu 15.000 njerëz. Zhvillimi dhe prodhimi i një vaksine krejtësisht të re në shkallë kombëtare ose globale, kërkon një përpjekje shumë të madhe, thonë ekspertët.

Ne po zhvillojmë një vaksinë kundër një virusi, për të cilin nuk ka pasur kurrë një të tillë, duke përdorur vaksina kandidate që nuk janë testuar gjerësisht në laborator tek shumë pacientë– thotë Angela Rasmusen, virologe në Qendrën për Infeksionet dhe Imunitetin në Universitetin eKolumbias në SHBA.

Zakonisht, hulumtimi mbi një vaksinë të re mund të zgjasë 10 vjet, që nga zhvillimi fillestar deri në shpërndarjen e saj nëmasë. Gjithsesi, për Covid-19, ka një përpjekje globale për

ta reduktuar këtë periudhë në vetëm 18 muaj, duke ruajtur të njëjtat standarde të sigurisë.

Thelbësore për këtë është procesi i zhvillimit paralel, që po përdor industria farmaceutike gjatë kësaj krize. Kërkimi për një vaksinë të re, kryhet zakonisht në një sekuencë hapash të njëpasnjëshëm.

Pra ka një fazë të zhvillimit në laborator, të ndjekur nga testimi i vaksinës tek kafshët, dhe

më pas në disa faza të provave klinike tek njerëzit. Pasi ato mbarojnë me sukses, vaksina do të dorëzohet për aprovim, përpara zhvillimit të një procesit të prodhimit në masë.

Për vaksinat kundër Covid-19, po kryhen paralelisht disa faza të zhvillimit. Kjo është e nevojshme për shkak të nevojës urgjente për një vaksinë, por ka të metën që një fazë e procesit nuk e informon tjetrën si zakonisht.

Për shembull, rezultatet nga provat me vaksinën mbi kafshët, do të informonin në kushte normale zgjedhjen e nivelit të duhur të dozës për fillimin e testimeve tek njerëzit. Situata aktuale është e tillë, që të dhënat nga disa faza të ndryshme po analizohen njëkohësisht.

Si pjesë e procesit të zhvillimit paralel, në gjithë botën por përgatiten edhe kapacitetet për prodhimin në masë tëvaksinave. Kjo mbart një rrezik të madh financiar, pasi ekziston mundësia që disa vaksina të mos aprovohen.

Vetëm përmes investimeve të mëdha financiare, siç janë 10 miliardë dollarët e dhëna nga qeveria amerikane për Operacionin Shpejtësia e Luftës, mund të ndërtohen paraprakisht këto kapacitete. Por prodhimi i një vaksine në masë, nuk është aq i thjeshtë sa ai i disa vaksinave në një laborator.

Është tamam si pjekja e një torte:nëse një recetë ka funksionuar mirë për një tortë të vogël, trefishimi i përbërësve, mund të sjellë në një tortë që është e djegur në skaje, por e qullët në mes. Proceset që funksionojnë mirë në një shkallë të vogël, nuk sillen njëlloj në sasi më të mëdha”-thotë Brajan Din, drejtor i Barnave Reja dhe Politikës së të Dhënave në Shoqatën e Industrisë Farmaceutike Britanike.

Shumë nga vaksinat që zhvillohen, kërkojnë dy doza në mënyrë që të jenë efektive. Prandaj kërkohet një shkallëzim gradual i procesit të prodhimit. Vaksina do të prodhohet në grupe gjithnjë e më të mëdha, me çdo sasi që kontrollohet nëdetaje për të siguruar ruajtjen e efikasitetit.

Problemi theksohet nga fakti që jo të gjitha teknologjitë e vaksinave, veçanërisht ato që po tregojnë rezultatet më premtuese në provat klinike kundër Covid-19, janë përdorur në një shkallë kaq të madhe më parë. Në thelb dyfishimi i numrit të dozave të vaksinave të kërkuara globalisht në gati 16 miliardë.

Vetëm pasja e një vaksine të vetme, e cila kërkon doza të shumta për të qenë efektive, mund të çojë në probleme. Nëse njerëzit kanë nivele të ulëta të antitrupave, por mendojnë se janë imunizuar, një nga rreziqet më të mëdha, është që ata atëherë ta heqin dorë nga distancimi social dhe përdorimi imaskave. Pastaj, ata do të infektohen më lehtë, gjë që do t’ibëjë ata të aftë në përhapjen e virusit tek të tjerët”- shpjegon Margaret Liu, kryetare e bordit të Shoqërisë Ndërkombëtare për Vaksinat.

Ndërkohë personeli mjekësor, do të duhet të ketë trajnimin e duhur se si përdoren këto pajisje. Problem do të jetë mënyra e shpërndarjes. Vaksinat zakonisht shpërndahen brenda shishkave të vogla prej qelqi. Materiali i përdorur në flakonët e vaksinave, është i një lloji të veçantë të quajtur borosilikat.

Ai është shumë rezistent ndaj ndryshimit të temperaturës, dhe ka një reaktivitet të ulët kimik, duke e minimizuar kështu ndotjen e mundshme nga shishka. Duke pasur parasysh kërkesën e madhe po shkakton Covid-19 për flakonështesë, kjo mund të kufizojë numrin e vaksinave që janë fillimisht të disponueshme.

Ndërkohë, paketimi i vaksinave është një gjë, ndërsa mbajtja e tyre e sigurt është një gjë tjetër. Shumica e vaksinave duhet të futen në frigorifer. Disa nga vaksinat kandidate duhet

të ruhen në temperatura të ulta, -70 ose edhe -80 gradëCelcius.

Këto lloj temperaturash, garantohen zakonisht nga laboratorët kërkimorë, por shumë qendra mjekësore nuk kanë pajisje të tilla. Që të zgjidhet ky problem, kompanitë e shpërndarjes si UPS dhe DHL, po ndërtojnë frigorifer të mëdhenj në të gjithë botën, të aftë të ruajnë miliona vaksina në -80 gradë Celcius.

Ekziston edhe ai që njihet si Problemi i Kilometrit të Fundit. Shpërndarja në qytetet kryesore është mjaft e lehtë, për shkak të infrastrukturës. Por shpërndarja e vaksinës në qytete më të vogla dhe fshatra të largëta, sidomos në vendet në zhvillim, do të jetë shumë më e vështirë.

Deri në pranverën e vitit 2021 ne mund të shohim shpërndarje graduale të një vaksine kundër Covid-19 për rastet mëprioritare, duke çuar deri në verë në një shpërndarje masive.

Burimi: https://www.bbc.com/future/article/20201005-the-quest-to-make-a-global-vaccine-in-12-months

Përktheu: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...