Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pandemia/Evropa po përpiqet të rigjejë shpirtin e solidaritetit me vendet më të goditura

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pandemia/Evropa po përpiqet të rigjejë shpirtin e solidaritetit me vendet më të goditura

“Der Spiegel”

Tre komente të kohëve të fundit, bien në sy për shkak të asaj që zbulojnë ato mbi gjendjen e Bashkimit Evropian këto ditë. E para vjen nga Felipe Gonzalez, ish-kryeministër i Spanjës dhe dikur mik i ish-kancelarëve gjermanë Vili Brand dhe Helmut Kol.

“Nëse ka ndonjë në Evropë, që beson se është superior ndaj të tjerëve, ai do ta paguajë shtrenjtë këtë. Një gjë e tillë na ka ndodhur 2 herë në shekullin e XX-të, dhe me pasoja të tmerrshme”. Deklarata e dytë vjen nga Lars Kastelluçi, deputet socialdemokrat i parlamentit gjerman. “Evropa rrezikon të bëhet viktima më e famshme e koronavirusit. Gjendja në Itali është dramatike. Rusët dhe kinezët, po përshëndeten si shpëtimtarë. Dhe italianët ndjehen të braktisur nga Evropa”.

Së fundi është qëndrimi i Bruno Lë Mer, Ministri francez i Financave. “Kam vetëm një pyetje: A jemi apo nuk jemi bashkë? A mos po i tregojmë botës imazhin e trishtë të një kontinenti të ndarë mes veriut dhe jugut?”. Ashtu si dy të tjerët, insinuatat e Le Mer ishin kryesisht ndaj Gjermanisë. Gjermanët dhe Evropa, ka në një histori e gjatë, të alternuar midis luftërave shkatërruese, dhe periudhave të solidaritetit.

Ndërsa kriza e koronavirusit po i merr frymën kontinentit, shpresat janë varur tek një vend i madh dhe i fortë ekonomikisht. Po a do të jetë në gjendje të Gjermania të grumbullojë solidaritet të mjaftueshëm, për të ndihmuar anëtarët më të dobët të BE-së, sidomos Italinë dhe Spanjën, që janë goditur kaq shumë nga korovirusi?

Shumëkush dyshon se jo. Italia u trondit, kur qeveria gjermane vendosi në fillim ndalimin e eksportit të pajisjeve mbrojtëse personale. Ishte Kina ajo që e ndihmoi. Natyrisht gjermanët kanë ndryshuar disi qasjen, duke pranuar pacientë nga Italia dhe Franca.

Gjithsesi, Evropa po kërkon nga Gjermania solidaritet financiar, dhe konkretisht aprovimin e një eurobondi special, që është etiketuar edhe si “korona-bondi”. Por Berlini po refuzon. Dhe sërish, Evropa po tregon se e ka shumë të vështirë të jetë solidare gjatë një krize.

Në fakt, BE nuk ishte dhe aq mirë as para krizës. Kishte ndarje midis veriut dhe jugut, dhe midis lindjes dhe perëndimit. Kishte edhe një rilindje në rritje të kombit-shtet, dhe rikthim të kufijve të brendshëm për shkak të krizës së refugjatëve, për të mos përmendur mungesën e një udhëheqjeje të qartë, kryesisht pasi kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, nuk ishin në gjendje të gjenin gjuhën e përbashkët.

Pandemia i ka bërë përkeqësuar më tej gjërat. Kufij të mbyllur, unilateralizëm i shteteve-kombe, kolaps ekonomik. Secili po sheh punët e veta, dhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka përfituar nga kriza, për ta shndërruar vendin e tij në një diktaturë.

Javën tjetër, krerët e shteteve dhe qeveritë evropiane, kanë shansin t’i dërgojnë një mesazh shprese një BE-je të pasigurt dhe të përçarë. Ata do të takohen në një video-konferencë që zëvendëson samitet e dikurshme. Nëse gjithçka shkon mirë, do të bien dakord për solidaritetin financiar, dhe do ta ndëshkojnë Orbanin.

Nëse jo, s’do të jenë në gjendje të arrijnë asnjë marrëveshje, dhe as të ndëshkojnë veprimet e qeverisë hungareze. Samiti i fundit nuk shkoi mirë. Video-konferenca zgjati 6 orë, dhe një nga çështjet kryesore ishte kriza e shkaktuar nga pandemia.

Merkel, duke folur nga karantina e saj në shtëpi, tregoi kokëfortësinë e saj ndaj kërkesës së vendeve të tjera. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen bëri të pamundurën për të arritur një kompromis. Por kjo krizë po dëshmon dhe kufizimet e lidershipit të saj.

Në fakt kriza që po shkund BE-në nga themelet, është shumë e fortë për t’u përballuar si duhet nga KE në Bruksel. Por kush duhet ta marrë në dorën situatën? Kjo është një detyrë që i përket kancelares gjerman, si udhëheqësja e vendit më të populluar të Bashkimit Evropian.

Për më tepër, ajo merr më 1 korrik presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian. Dhe kjo gjë do ta bëjë de fakto “menaxheren” kryesore të krizave të Evropës. Problemi që duhet të trajtohet është si vijon:ekziston frika se vende si Italia dhe Spanja, nuk do të jenë në gjendje të marrin kredi nga tregjet financiare globale në mënyrë të përballueshme, me normat e interesit që do të rriten potencialisht shumë.

Ndërkohë obligacionet e krizës, do të ofroheshin nga të gjitha vendet e eurozonës së bashku, të mbështetura nga vendet më të forta në aspektin financiar. Por Merkel dhe Ministri gjerman i Financave, Olaf Sholc, druhen se këto obligacione mund të shndërrohen në një institucion të përhershëm, përkundër faktit se një kufizim kohor është pjesë e diskutimit.

Negociatorët gjermanë në Bruksel, po theksojnë gjithashtu se asnjë shtet anëtar i eurozonës nuk ka kaluar ende vështirësi në tregjet financiare, madje as Italia. Nëse ndihma do të jetë e domosdoshme, Gjermania, Austria, Finlanda dhe Hollanda do të propozojnë instrumente të tjera, duke u përqëndruar në krijimin e fondeve shtesë, përmes metodave më tradicionale.

Një ide është rindarja e fondeve nga buxheti i BE-së për masat e luftimit të krizës aktuale. Megjithatë, Merkel dhe Sholc, janë me shumë me Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (ESM), që në shkuarën e shmangu falimentimin e Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Qipros.

Fondi i shpëtimit ka aktualisht në dispozicion 410 miliardë euro. Kancelaria dhe Ministria e Financave, mbështesin konceptin e përdorimit të këtyre parave për kredi të lira për vendet në nevojë. Avantazhi i kësaj qasjeje, është se do t’i jepte mundësi Bankës Qendrore Evropiane, për të blerë shuma të pakufizuara të bonove sovrane nga këto vende.

TIRANA TODAY

Tags: evropakoronaviruspandemia

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Pandemia/ Rama publikon videon, tregon çfarë po ndodh në Shqipëri e botë

Pandemia/ Rama publikon videon, tregon çfarë po ndodh në Shqipëri e botë

Eksperti: Nëse SHBA nuk kontrollon koronavirusin, pasojat janë shkatërrimtare

Eksperti: Nëse SHBA nuk kontrollon koronavirusin, pasojat janë shkatërrimtare

Tre infermierë mposhtin koronavirusin, Manastirliu publikon foton nga Infektivi

Tre infermierë mposhtin koronavirusin, Manastirliu publikon foton nga Infektivi







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

by mirseda
14:56 | 28/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për podcastin “East Side Stories” ku ka folur lidhur me...

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com