Situata epidemiologjike në vendin tonë vijon të përmirësohet nga dita në ditë. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar vetëm dy raste të reja me Covid-19, nga 3.593 testime të kryera.
Bilanci mbetet pozitiv, pasi fatmirësisht, asnjë person nuk e humbi betejën me virusin, po në 24 orëshin paraprak.
Ndërkohë, janë shëruar edhe 35 pacientë, teksa raste aktive mbeten 296.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (5 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,593
Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3